E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne gjurmet e vellait shume te kerkuar

TIRANE - Arrestohet vellai i te superkerkuarit te drejtesise, Dritan Dajti. Ne nje gjendje te dehur, Sokol Dajti, 33 vjec, tentoi te vrase nje 18-vjecar per arsye krejtesisht banale. Ka qene ora 2.00 e mengjesit se te dieles, kur ne rrugen "Haxhi Hysen Dalliu", Dajti, i cili mbante me vete nje pistolete te tipit "TT", i eshte afruar Olsi Hoxhes dhe i ka vene pistoleten ne kraharor. Sipas burimeve zyrtare mesohet se ata te cilet kane njoftuar Patrullat e Pergjithshme, kane qene banoret e pallateve aty prane. Po sipas te njejtave burime, mesohet se vellai i te superkerkuarit i ka vene pistoleten ne kraharor te riut dhe me pas ka qelluar dy here ne ajer, ne gjendje te dehur. Gjendja e tij, e cila ka ardhur nga konsumimi i nje sasie te tepert alkooli, ka nisur dhe motivin banal. Burimet thone se "asnje konflikt i meparshem nuk ka ekzistuar mes autorit dhe te demtuarit, dhe gjithcka ka nisur si rezultat i dehjes. Pasi i kane vene prangat, Dajtit i eshte konfiskuar arma, ndersa gjate kontrollit te ushtruar ne banese jane gjetur 80 cope fisheke dhe 4 shashka. Pasi kane nisur te grinden me fjale, sherri ka degjeneruar deri ne nxjerrjen e armes nga ana e 33-vjecarit, i cili nuk ka hezituar te perdore armen qe mbante me vete, por pa qelluar mbi 18-vjecarin. Fale mberritjes ne kohe te efektivave te policise, eshte parandaluar vrasja e te riut. Ndaj Dajtit jane ngritur akuzat e "vrasjes me dashje mbetur ne tentative" dhe "armembajtjes pa leje dhe municioneve". Sokol Dajti eshte vellai i Dritan Dajtit, i cili u arratis pese vite me pare nga Gjykata e Tiranes, ne kohen qe po gjykohej per vepren penale "vrasje me paramendim" te biznesmenit Agim Beqaj. E.Elezi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›