E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati: Femija i perdhunuar nga djem

Prej dy muajsh, i mituri i izoluar ne ambientet e spitalit te Beratit eshte bere tmerri i pacienteve, te cilet i tmerron me fjale te frikshme, si dhe duke u thene se "i ka fiksuar si fytyra dhe do t'i haje te gjithe me dhembe kur te dale nga spitali". Ne te vertete, vendimi i Gjykates se Apelit ne Vlore bie ndesh me konkluzionet e mjekeve eksperte, sipas se cileve, analizat e 13-vjecarit treguan se ai ka nje zhvillim psikik te nje krimineli 25-vjecar. Sipas tyre, ai ndien kenaqesi kur lendon njerez, madje kete e ka pohuar edhe vete R. Hodaj. Po keshtu, edhe avokati mbrojtes i tij, Agron Mahmutaj, mesohet te kete thene ne seancen gjyqesore te zhvilluar ne dhjetor ne Vlore, se "Hodaj eshte i rrezikshem". "Me te eshte abuzuar seksualisht prej vitesh nga disa djem te lagjes, ndaj kjo mund te kete ndikuar ne perkeqesimin e gjendjes se te miturit, qe deri tani rezulton te kete kryer nje vrasje, tri perdhunime dhe nje tjeter tentative vrasjeje", tha Mahmutaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›