"Durrës-Kukës",Basha nuk paraqitet në prokurori

Kreu i diplomacisë shqiptare Lulëzim Basha nuk u paraqit në Prokurorinë e Përgjithshme që të japte të gjitha shpjegimet për akuzat e ngritura ndaj tij për rrugën Durrës-Kukës. Në orën 14.00 në dyert e Prokurorisë së Përgjithshme është shfaqur vetëm avokati i tij, Zef Nikaj, i cili qëndroi vetëm pak minuta brenda prokurorisë dhe më pas është larguar prej andej duke mos dhënë asnjë koment për shtyp. Mësohet se avokati Nikaj i ka paraqitur një shkresë prokurorit Arben Kraja. Ministri Basha ka konfirmuar për "Ora Neës" për përmbajtjen e shkresës ku e quan jo legjitime thirrjen e Ministrit të Jashtëm në prokurori.