Në ishull duan një angleze në ‘Wembley’
Stadiumi mitik “Wembley” do të bëhet rekordmen absolut, përsa i përket finaleve të ‘Champions League’, të luajtura në barin e tij. Në fakt, ka qenë “Wembley” i vjetër ai që ka pritur plot 4 përballje: Milan-Benfika 2-1 (1963), Mançester-Benfika 4-1 (1968), Ajaks-Panathinaikos 2-0 (1971), Liverpul-Klub Bryzh 1-0 (1978) dhe Barcelona-Sampdoria 1-0 (1992). Mançesteri është skuadra e vetme angleze që ka luajtur në fushën e stadiumit të dytë më të madh në Europë, ndërsa kësaj radhe, në ishull janë të përvëluar që të shikojnë një tjetër ekip vendës të triumfojë në tapetin e të rikonstruktuarit “Wembley”