E Diel, 1 Nëntor 2026

"Ne jemi Rrjeti më i mirë", One Albania reklamon shërbimin, qytetarët vërshojnë me komente: Ju jeni më të paaftët, kemi 4 muaj pa përgjigje

Kompania celulare One Albania vazhdon të reklamojë shërbimet e saj, duke pretenduar se është më e mira në treg. Edhe pas ankesave të mijëra qytetarëve e abonentëve, në një kohë kur autoritetet shtetërore as e kanë prishur terezinë.

One Albania në vend që të investojë në përmirësimin e shërbimit, që prej më shumë se katër muajsh është në gjendje të mjerueshme për shkak të instalimit të një sistemi operativ indian, paguan për propagandë "për t'i hedhur hi syve" qytetarëve.

Madje, mesazhi propagandizues i kësaj kompanie celulare "falenderon skeptikët", duke reklamuar se falë ankesave të tyre, janë shndërruar në Rrjetin celular me shërbimin më të mirë në Shqipëri. Por, këto reklama nuk janë pritur mirë nga ata që në të vërtetë prej muajsh janë në hall.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="699657,699658,699659"]

Janë në hall sepse One Albania nuk pranon kërkesat e përsëritura të abonentëve për t'u shkëputur nga ky rrjet celular, duke nxjerr pretendime nga më absurdet. Megjithatë, në kushtet kur askush nuk përgjigjet e institucionet shtetërore nuk reagojnë, qytetarët kanë vërshuar në llogarinë zyrtare të kompanisë së Facebook.

Mesditën e sotme One Albania ka publikuar në mesazh propagandizues që në po e pasqyrojmë korrekt më poshtë, bashkë me mesazhet e dhjetëra qytetarëve që shprehin ankesat e tyre. Disa janë fshirë fatkeqësisht nga ekipi që menaxhon rrjetet sociale, por ka dhe të tjera që janë bërë së fundmi.

[caption id="attachment_699656" align="alignnone" width="695"] Njoftimi i sotem i One Albania per permiresimin e sherbimit[/caption]

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›