E Diel, 1 Nëntor 2026

Në konteinerin me banane iu gjet 49 kg kokainë, SPAK kërkon pushimin e çështjes për babain e Arbër Çekajt

Në konteinerin me banane iu gjet 49 kg kokainë, SPAK kërkon

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes për Selim Çekajn. Në konteinerin me banana të kompanisë së tij u gjetën 49 kg kokainë në Durrës.

Nga hetimet e SPAK nuk ka rezultuar se Selim Çekaj kishte dijeni për drogën që ndodhej në një konteinier bananesh të porositur nga një kompani nën administrimin e tij "Ecoalmax". SPAK vijon punën për identifikimin e trafikantëve të sasisë së kokainës.

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbri Garden” që u kap 3 vite më parë në Maminas me 613 kg kokainë. Kjo sasi e madhe droge ishte fshehur mes konteinerëve me banane.

Selim Çekaj fillimisht u la në burg, ndërsa më pas u dha masa e sigurimit “Arrest ne shtepi”.

Si u zbulua droga në Portin e Durrësit:

Kompania që në Shqipëri figuron si kompani banabesh, trafikonte drogë nga Ekuadori ku niseshin dhe ngarkesat me banane. “E bardha” fshihej mes konteinerëve dhe arrinte në magazinat e kompanisë në Maminas.

Kur konteinerët e kompanisë së bananve “Ecoalmax” që drejtohej nga Selim Çekaj kanë mbërritur në Portin e Durrësit, Policia ka kërkuar që ato të futen në skaner, sepse kishte informacione në rrugë operative se brenda tyre kishte drogë.

I pranishëm gjatë operacionit në Durrës ka qenë dhe vetë Selim Çekaj, i cili nuk ka pranuar që konteinerët të skanoheshin dhe të hapeshin. Një prej konteinerëve ka dalë me “pullë të kuqe” në sistem.

Menjëherë ai është hapur dhe në kolonat anësore të tij, janë gjetur të fshehura 49 kg drogë e dyshuar kokainë. Pasi Policia ka gjetur drogën, Selim Çekaj ka kërkuar që të gjendej autori pasi ai kishte porositur vetëm bananet nga Ekuadori, jo drogën. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për frutat ka thënë ai. Edhe avokati i 72 vjeçarit ka thënë se klienti i tij nuk ka lidhje me dorgën.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›