E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në kërkim nga autoritetet gjermane për krime ekonomike, ndalohet 55-vjeçari serb në Morinë

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje dhe dalje të territorit që synojnë goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, ndaluan në hyrje shtetasin serb G. S., 55 vjeç.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, po vijon procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit.

/m.m//a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›