E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit, 2 të arrestuar në Fier

Dy persona janë arrestuar nga policia në Fier për veprat penale ‘Mashtrimi’,  ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’.

“Ndaj Jetmir Hysaj Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në  burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi në vitin 2021, dyshohet se duke u prezantuar si administrator i një kompanie ndërtimi, ka falsifikuar dokumentet për legalizimin e disa apartamenteve, në këmbim të shumave të ndryshme monetare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier ndaluan shtetasin Alban Genica 22 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 10.12.2024, në aksin rrugor “Fier-Seman”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. S., 50 vjeç, që lëvizte me motomjet, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›