E Hënë, 2 Nëntor 2026

Akuzohen se trafikuan drogë në Spanjë, konfiskohen 27 pasuri të Kreshnik Budllës e Erneo Farrukut

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka konfiskuar 27 pasuri të Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut, si dhe personave të lidhur me ta. Konfiskimi i pasurive u kërkua nga SPAK, ndërsa për 40 pasuri të tjera të tyre, GJKKO vendosi heqjen e sekuestros. Keshnik Budlla dhe Erneo Farruku akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin drogë në Spanjë.

Ndër pasuritë e konfiskuara janë sipërfaqe të tëra toke truall dhe arë, apartamente e automjete, që tashmë i kalojnë shtetit.

Pasuritë e konfiskuara:

  1. Pasuria e llojit “truall”në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla.
  2. Pasuria e llojit “arë” në pronësi të shtetasit Kreshnik Budlla.
  3. Pasuria në pronësi të shtetasve Marsida Budlla dhe Kreshnik Budlla.
  4. Pasuria në pronësi të shtetasve Marsida Budlla dhe Kreshnik Budlla.
  5. Pasuria e llojit “apartament” të cilin shtetësja Marsida Budlla ia ka blerë shtetases Sonila Papinova.
  6. Pasuria e llojit “arë”në pronësi të shtetasit Erneo Farruku.
  7. Pasuria e llojit “arë” në pronësi të shtetasit Erneo Farruku.
  8. Pasuria e llojit “apartament”, në pronësi të shtetasit Erneo Farruku.
  9. Pasuria godinë banimi e shtetasit Erneo Reshit Farruku
  10. Pasuria e llojit “arë” e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me kontratë dhurimi prej shtetasit Tonin Cani.
  11. Pasuria e llojit “arë” e përfituar nga shtetasi Reshit Vath Farruku me kontratë dhurimi.
  12. Pasuria shtesë ndërtimi, si shtesë e ndërtimit ekzistues të përshtatur për lokal.
  13. Pasuria e përfituar nga shtetasit Reshit Vath Farruku dhe Xhixhe Farruku.
  14. Pasuria e llojit “apartament” në pronësi të shtetasit Reshit Farruku.
  15. Pasuria e shtetases/së ndjerës Xh.I.F.
  16. Pasuria e shtetases/së ndjerës Xh.I.F.
  17. Pasuria e llojit “apartament”, në pronësi të subjektit “Rrotull Beton”.
  1. Pasuria në pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton” sh.p.k.
  2. Pasuria e llojit “arë” në pronësi të shoqërisë “Rrotull Beton” sh.p.k.
  3. Pasuria e llojit “arë”në pronësi të shtetases Matilda Farruku.
  4. Pasuria e llojit “truall”, në pronësi të shtetases Matilda Farruku.
  5. Pasuria në pronësi të shtetases Matilda Farruku.
  6. Pasuria e shtetasve Roland Reshit Farruku dhe Matilda Shkëlqim Farruku.
  7. Mjeti në pronësi të shtetases Matilda Farruku.
  8. Mjetin tip autoveturë, i markës “Smart” në pronësi të shtetases Marsida Budlla.
  9. Subjektin tregtar “Eco Energy System” sh.p.k., me administrator shtetasin Kreshnik Budlla.
  10. Subjektin tregtar “Rrotull-Beton”, me administrator dhe aksioner shtetasin Roland Farruku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›