E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne kerkim prej 3 vitesh, arrestohet 24-vjecari

FIER - I denuar per ndihme me qellim kalimin e kufirit, Policia e Fierit ka mundur te veje ne pranga nje 24-vjecar. Burime zyrtare thane se, vetem 15 minuta pas mesnates eshte kryer zbatimin i urdhrit per arrestimin e Bedri Velikajt 24 vjec, banor i fshatit Buzmadh, komuna Cakran. Sipas policise ky person ka qene i shpallur ne kerkim qe nga data 16 qershor te vitit 2006. Kete dite, Gjykata e Shkalles se Pare e Fierit, e ka denuar me 3 vjet e 6 muaj burg si dhe me shumen prej 4 milione lekesh, pasi ka konsumuar vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Arrestimi i tij nuk ishte bere i mundur pasi, ai kishte qene jashte shtetit. Sipas te dhenave, policia kishte marre informacione se, 24-vjecari ishte kthyer nga emigrimi per festen e Vitit te Ri, ne banesen e tij ne fshatin Buzmadh.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›