E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parfume nga Kina, me etiketa false

Ne hetim dhe tre persona te tjere, qe ngjisnin etiketat e mallit

TIRANE - Dy magazina, nje shtepi dhe dy te arrestuar eshte rezultati i nje operacioni kunder kontrabandes se parfumeve ne kryeqytet. Policia e Tiranes tha se, sektori Kunder Krimit -Financiar, arriti te finalizoje aksionin e koduar "Parfumi pa arome", duke sekuestruar nje sasi te konsiderueshme mallra kontrabande parfumerie dhe vendosur nen pranga dy persona, e duke ndjekur ne hetim te lire 3 te tjere. Policia ne bashkepunim me Taks-Forcen prane Prokurorise se Tiranes, Njesine Operacionale, perfunduan operacionin, duke goditur nje baze kontrabande e duke arrestuar, Fuat Larakun, 34 vjec dhe Jetmir Mucen, 27 vjec, te dy banues ne Tirane. Policia tha se, prangosja e tyre eshte bere pasi gjate nje kontrolli te ushtruar ne parfumerine dhe ne nje magazine qe sherbente per te mbajtur mallin, ne vendin e quajtur "Tregu Industrial", ne rrugen "5 Maji", si dhe gjate nje kontrolli te imtesishem te ushtruar ne banesat e tyre, jane sekuestruar 1200 koli te parfumeve te firmave te ndryshme. Gjithashtu jane sekuestruar dhe sende kozmetike te firmave si, "Elegance", "Angel", "Redrallau", "Chanel". "Rebraus". Policia tha se, jane sekuestruar rreth 104 koli me 12 cope secila parfum "Dovidoff", 74 koli me 12 cope secila parfum "Chanel", 74 koli me 12 cope secila krem "Rebraus", 100 koli me 12 cope secila krem puder, 4860 cope etiketa te falsifikuara me emrat e firmave me nje njohura te kozmetikes e te tjere koli me sende e materiale kozmetike. Vec te arrestuarve, ne gjendje te lire nga policia do te hetohen ne gjendje te lire dhe Valentina Laraku, 50 vjece. Dyshohet se 50-vjecarja ne bashkepunim me Fuat Larakun, sillnin nga Kina mallrat kozmetike te falsifikuar, pa i kaluar me pare ne kontrollin doganor. Arjan Sherifi, 36 vjec dhe Adrijan Luga, 35 vjec. Dyshohet se keta persona kane ndihmuar te arrestuarit, gjate momentit te kontrollit te baneses se tyre, kur me nje mjet "Mitsubish" kane marre nje sasi malli dhe po e conin ne banesen e Jetmir Muces.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›