E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne kerkim te Fra Ludovico Viadanna

Regjisorja Driada Dervishi perzgjidhet nga maestro Giovanni Battista Columbro per regjine e ekzekutimit te pare modern boteror te vepres oratorio-s Susanna 1787 Actio Sacra ne edicionin XVII te festivalit Ludoviciano qe mban medaljen e argjendte nga Presidenti i Italise

Pas premieres se radhes ne teatrin A. Moisiu Suita 51 ne Hotel Plazza te dramaturgut amerikan Neil Simon e cila vazhdon te shfaqet edhe gjate ketij muaji ne Durres regjisorja Driada Dervishi eshte perzgjedhur te jete regjisorja e nates se fundit te Festival Ludoviciano-s ne Itali ku u ekzekutua oratori i shenjte SUZANA - per solo kor e orkester i kompozitorit Giuseppe Gazzaniga. Pervec faktit qe nje regjisore shqiptare perzgjidhet te jete pjese e nje prej festivaleve me prestigjioze te Italise festival i cili pervec vleresimeve te shumta eshte nderuar dhe me medaljen e Argjendte nga presidenti i Italise rendesia tjeter eshte e nje peshe historike pasi behet fjale per ekzekutimin e pare boteror te kesaj vepre

Ky festival i cili mban emrin e nje prej kompozitoreve me te medhenj Fra Ludovico Viadanna ka nisur 17 vjet me pare dhe ka qene ide e flautistit te njohur italian Giovanni Battista Columbro i cili ka pasur e ka per qellim rizbulimin e njohjen e trashegimise se pasur e me vlera te medha muzikore qe ka muzika italiane dhe qe qendron e paprekur ne arkivat e Evropeshellip

Kete vit ideatori dhe njekohesisht drejtuesi artistik i ketij projekti kish menduar qe festivalin e radhes tia kushtonte figures femerore dhe protagonisteve te panjohura te historise se muzikeshellip Ketu mund te permendim pjeset e kompozuara nga princesha Anna Amalia e Prusise motra e Federikut te madh Anna Bon e cila ka qene muzikante dhe drejtuese e muzikes se dhomes ne oborrin e mbretit Frederik si dhe Fanny Mendelssohn motra e Felix Mendelsshon ndash it te cilet u performuan pergjate festivalit ku duhet nenvizuar prania e nje muzikanteje tjeter shqiptare Daorsa Dervishi- e cila performoi ne flautin traversier.

Nje premiere absolute moderne boterore per vete faktin se kjo veper ka shume pak kohe qe eshte zbuluar. Nje veper e rralle dhe teper e shquar e kompozitorit veronez Actio Sacra bazohet ne historine biblike te nje gruaje te re Suzanes e cila kercenohet nga dy gjyqtare. Teme e cila ne te kaluaren ka frymezuar mjaft piktore si G. B. Tiepolo Tintoretto Van Dyck etj.

Ashtu si edhe ne botimin e pare ne vitin 1787 kori dhe protagonistet u realizuan vetem nga femra edhe per rolet mashkullore. Edhe ne kete venie u ruajt i njejti konceptim protagonistet ishin te gjitha femra dhe kori perbehej po nga 36 femra por me nje ndryshim kete here edhe regjisorja ishte nje femer. Duke qene se ne veper trajtohej ajo qe ndodhte pas ngacmimit te Suzanes shfaqja u hap pikerisht me nje etyd nen driten e qirinjve te cilet krijonin atmosferen e banjave te atehershme... dhe aty ndodh dhe ngjarja e cila behet shkak me pas per te gjithe vepren. Kori ishte konceptuar si nje pjese aktive e pjeses ku beheshin here populli qe deshiron te fuse hundet gjithandej here shoqet e Suzanes qe duan ti gjenden prane e here shoket e Joakimit ndash bashkeshortit te Suzanes i cili kerkon drejtesi. Eumlshte hera e pare qe nje orator-i i vishen dhe levizje skenike pasi ato ne pergjithesi i jane kushtuar thjesht interpretimit te muzikes keshtu krijimi i figurave te ndryshme skenike si dhe i shume momenteve ku ngjarja zhvendosej ne mes te publikut duke e bere edhe ate pjese te asaj qe po ndodhte bene qe kjo pjese te pritej mjaft mire jo vetem ne Festivalin e Viadanes por edhe ne Crema Krema vend ku kompozitori Gaxaniga punoi per 27 vjet me radhe.

Roli i Suzanes u interpretua me mjaft sukses dhe nga sopranoja Marina Bartoli e cila ka nje jete te pasur koncertore si ne Itali ashtu dhe ne vend te ndryshme te Evropes vecanerisht ne Gjermani. Ajo eshte protagoniste e mjaft operave te ndryshme baroke ne teatrot me prestigjioze evropiane. Orkestra perbehej nga 33 muzikante te rinj me shume diploma dhe fitues te shume konkurseve nderkombetar.

Mbi Giuseppe Gazzaniga- n ndash kompozitorin e vepres por jo vetem

Gazzaniga i destinuar per nje jete kishtare iu dedikua studimit te muzikes fshehurazi deri pas vdekjes se te atit. Me pas ndoqi mesimet me kompozitoret me te mire te kohes Nicola Porpora Niccolo Piccinni Antonio Sacchini.

Ne vitin 1771 ne teatrin S. Moisegrave te Venecias drama e tij La locanda e cila pati nje sukses te madh ne Akademine e Verones u shfaq me pas po me aq sukses edhe ne Lisbone1772 Vjene1772 dhe ne Ratisbona 1776 dhe ne Berlin 1778. Ky qe fillimi i nje karriere evropiane.

Gaxaniga ka qene nje nga kompozitoret me prodhimtare dhe teper te mire per dy shekuj me radhe edhe pse ne ditet e sotme emri i tij eshte pak i degjuar. Gaxaniga ka ne krijimtarine e tij rreth 60 opera si komike ashtu dhe dramatike pervec nje numri te madh kompozimesh se muzikes se shenjte Requiem Psalme Kantata Oratori etj.

Fama e tij e sotme kufizohet vetem me operen Don Zhuani e cila u vu ne vitin 1787 ne teatrin S. Moisegrave ne Venecia por gjithsesi eshte serish mjaft pak ne krahasim me ate qe meriton per shkak te nje prej shume klisheve te historise se muzikes qe vazhdojne tia atribuojne me kokefortesi veprave te Mozartit nje origjinalitet qe duke pare me kujdes faktet nuk i perket.

Don Zhuani i Gaxaniga-s jo vetem qe del ne skene 8 muaj perpara Don Zhuanit te Moxartit por eshte e gjitha nje prove konkrete e frymezimit te Moxartit. Nuk eshte i rastesishem fakti qe opera e Gaxaniges kishte me shume sukses dhe ishte me e njohur ne ate kohe sesa ajo e Moxartit ajo u shfaq per shume here me radhe ne teatro te ndryshem ne Itali por edhe ne KorfuzParis Lisbone Madrid.

Nje kopje e doreshkrimit te operes gjendet ne Biblioteken e Muzeut bibliografik muzikor te Bolonjes. Ky fakt i vertetuar zbulohet nga kerkimet e shumta te Giovanni Battista Columbro ndashs qe vecse flautist duhet te renditet si nje nder muzikologet me ne ze jo vetem te Italise. Ai fale punes se tij kerkimore e studimore qe ben vazhdimisht ka pasuruar historine e muzikes boterore me fakte tronditese dhe sic thote edhe vete duke buzeqeshur Kam bere jo pak armiq per keto zbulime.

Muzikologe

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›