E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim të elitës parisiene

Bazuar në romanin klasik me të njëjtin titull dhe me një ekip aktorësh mjaft të vlerësuar, vjen një histori ambiciesh, joshjesh dhe pushteti. Në Parisin e fund shekullit të 18-të, një ushtar që ka humbur gjithçka kërkon të fillojë një jetë të re mes shtresës më të lartë të shoqërisë.

Armët e tij janë personaliteti dhe joshja, që do t’i realizojnë ëndrrat për një jetë më të mirë, por do t’i kushtojnë edhe gjënë më të shtrenjtë.

Ky është Georges Duroy, një gjakftohtë për anën sociale e cila e josh atë tek rruga për në shoqërinë e lartë e të cilën e ka trajtuar në romanin e saj të vitit 1885, Guy de Maupassant “Bel Ami” që është njëra prej romaneve më të çmuara të letërsisë franceze.

Mirëpo, Robert Pattinson, i cili luan Georges në personazhin e kryesore në adaptimin e këtij libri për film, ende duket se qëndron tek karakteri i tij në Twilight. Ai paraqitet me fytyrën e tij të zbehtë, që e bën atë më shumë vampir dhe jo aktrim të këtij personazhi.

Pikërisht ndoshta ky ka qenë njëri prej problemeve të këtij filmi, por kjo nuk do të thotë se ai nuk është i këndshëm për t’u parë.

“Bel Ami”, është punuar nga regjisorët Declan Donnellan dhe Nick Ormerod kurse skenari është adoptuar për ekran nga Rachel Bennette, që shumë analistë thonë se është koncentruar më shumë në zhvillimin e karaktereve të romanit sesa në vëzhgimin se si janë ilustruar ata.

Përndryshe, thënë shkurt Georges, i cili vjen nga një familje e fermerëve me bazë në Normandy, i paraqitet shoqërisë si Charles Forestier (Philip Glenister), një ushtarak i njohur nga ditët e tyre në luftë në Maroko i cili është redaktor i gazetës së fuqishme “La Vie Française”.

Gruaja e bukur e Charles, Madeleine (Emma Thurman), i ndihmon Georges që të merr punë në gazetë duke shkruar artikullin e parë për të. Ajo po ashtu i jep atij këshilla. Kur ajo refuzon të fle më të, ajo e josh atë të martohet me shoqen e saj Clotilde, e cila është në kërkim të kësaj pune. Charles vdes, Georges i kthehet Madeleine dhe martohet më të, që është kryeredaktorja e gazetës.

Filmi evokon kujtime nga elita e lartë e shoqërisë parisiane, por në anën tjetër paraqet një personazh që në një farë mënyrë hedh pluhur në këtë shoqëri.

“Bel Ami” do të shfaqet në javën e fundit të gushtit në DigiGold.

-----

Bel Ami

Regjisorë: Declan Donnellan dhe Nick Ormerod; skenari: Rachel Bennette, bazuar në romanin e Guy de Maupassant; drejtor i fotografisë: Stefano Falivene; montazha: Masahiro Hirakubo; muzika: Lakshman Joseph de Saram dhe Rachel Portman; dizajner: Attila F. Kovacs; kostumet: Odile Dicks-Mireaux; producentë: Uberto Pasolini; Distrobutor: Magnolia Pictures bashkë me Landmark’s Sunshine Cinema. Kohëzgjatja: 1 orë e 42 minuta.

Aktorë: Robert Pattinson (Georges Duroy), Uma Thurman (Madeleine Forestier), Kristin Scott Thomas (Virginie Rousset), Christina Ricci (Clotilde de Marelle), Colm Meaney (Monsieur Rousset), Philip Glenister (Charles Forestier), Holliday Grainger (Suzanne Rousset) dhe Natalia Tena (Rachel, Prostituta).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›