E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pena Nieto edhe zyrtarisht president i Meksikës

Autoriteti më i lartë zgjedhor i Meksikës deklaroi Enrique Pena Nieto fitues të zgjedhjeve presidenciale të vendit, të zhvilluara më 1 korrik.

Gjykata Federale e Zgjedhjeve hodhi poshtë apelin e kandidatit të majtë, Andres Manuel Lopez Obrador, i cili akuzoi Partinë Revolucionare Institucionale të Pena Nieto për blerjen e miliona votave me ryshfete dhe shuma të dhuruara përpara votimit.

Të dhënat përfundimtare të votave tregojnë se Pena Nieto fitoi zgjedhjet e korrikut me një përparësi prej rreth shtatë për qind.

Gjykata hodhi poshtë edhe pretendimet se PRI-ja kishte tejkaluar limitet e shpenzimeve të fushatës.

Vendimi i hap rrugën Pena Nieto që të fillojë mandatin e tij gjashtë-vjeçar më 1 dhjetor. Ai do të pasojë presidentin në largim, Felipe Calderon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›