E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim të një apartamenti në Tiranë

Vendosa te dal e te shoh per nje apartament te ri. Piketova disa pallate te bukura nga pamja, te ndertuara me panoramë te bukur, e qe sipas sugjerimeve ishin teper te mira.
Apartamenti 1
Jam në katin VIII të nje pallati në rrugen e Kavajes, nje zone ku jam rritur dhe e njoh mire. Pronari donte ta shiste per arsye "imigracioni". Fantazia ime ngeci tek pragu i deres se dhomes se ndenjies. Ajo ishte e mjaftueshme vetëm per nje set kolltukesh dhe nje televizor.. Pronari duket se e kuptoi pakenaqesine nga fytyra ime qe duhet te kishte ngrire me shqisa gjysem te hapura, dhe vazhdoi duke bere me gisht nga dritarja e madhe e dhomes se ndenjies: "…Shiko çfare pamje ke". Jashte dalloheshin vetëm tarraca pallatesh pa fund të Tiranës. Une buzeqesha si per te mos ia prishur entuziasmin…Me pas vijuam me pjesen tjeter te apartamentit. Dhoma e gjumit,. Prane saj nje dhome tjeter femijesh, qe ishte aq e vogel sa mund te perplaseshe me murin perballe.
- Po banjo e ciftit ku eshte?"
Ai me drejtoi ne fund te korridorit ku qendronin dy dyer te ngushta.
- "Ketu eshte banjo e miqve, dhe ketu banjo e çiftit"…
- "Ah sa mire, po u takokemi ne korridor me miqte"-ia ktheva me te qeshur, nje shaka qe ai nuk preferoi ta merrte ne konsiderate.
I hodha nje sy te gjithe shtepise, shtrengova syte duke imagjinuar sikur ai apartament do te behej i imi. Une do te hyja ne dere, do te shkoja ne banjon e çiftit qe padashje mund te ishte dhe ajo e miqve, me pas do te rendja ne fund te korridorit per tu zhveshur ne dhomen time,dhe pasi te kisha mbaruar do te shkoja ne guzhine, diku mes kolltukeve ku te kisha vendosur frigoriferin, do te merrja cfare kisha per te marre, dhe me pas me nje gjysem hapi do te arrija tek muri tjeter i guzhines, atje ku do te kisha varur dollapin e pjatave dhe soben. Do te ndizja deri ne fund aspiratorin, madje do te kujdesesha qe ato qe te gatuaja te mos mbanin shume ere, tamam tamam me duhej te zieja vetem perime (jo lakra) dhe te beja sallate me fruta ose te haja buke e djathe per te shmangur aromat e pakendshme. Pasi te kisha mbaruar do te ulesha ne divan derisa te me shkohej serish ne tualet dhe te rendja me vrap ne fund te korridorit, duke humbur keshtu edhe pjesen me te mire te ndonje programi ne televizor.
- Sa eshte metri katror ? pyeta te zotin e shtepise i cili po shtypte me nervozizem tastieren e celularit….
- "Po tani, une me 1200 e kam…
"Ktheva koken nga ballkoni ku dielli ishte mbeshtetur mbi tarracat e pallateve shume kateshe.- "1100 euro duhet te jete vetem nga pamja besoj…". Ai nuk reagoi. Prape s'ma kuptoi shakane.
- "Nejse une do te shoh dhe do t'ju lajmeroj, por faleminderit. "
- "Me thuaj shpejt se kam edhe oferta te tjera"…
Apartamenti 2
Shkoj në zonën pranë Liqenit..Takoj një inxhinier. - "Ti e do me pamje nga liqeni, the?", - mu kthye inxhinieri duke rrotulluar nje grup celesash ne dore"
- Po!" "
- Po nuk kemi', - u pergjigj ai, pa marre parasysh qe nje ore me pare, ne telefon, une sapo i kisha shpjeguar ne menyre specifike se isha e interesuar per nje apartament me pamje nga Liqeni Artificial.
- "Si nuk keni po une per ate erdha?"
- "Jo, kemi me pamje nga liqeni, po jo tamam" - buzeqeshi ai dhe vazhdoi te ngjitej ne nje tra te sajuar midis katit te pare edhe rruges me llac. E paqarte nga pergjigja e tij vendosa ta ndjeke neper shkalle, deri ne katin e katert ku ishte apartamenti "jo tamam nga liqeni" Ne pamje te pare apartamenti nuk ishte ai qe prisja per nga madhesia
- 'Ju thate se ishte 110 metra katror?"
- "Po, po ketu perfshihen edhe shkallet dhe ballkoni"
- "Mund ti mbyll shkallet nese paguaj dhe per to?'
- "Qenke goce e lezecme ti" - qeshi ai, dhe ne pah i doli nje rresht i verdhe dhembesh, gati te njejta ne madhesi… Te pakten e kapte shakane….
Pyeta për çmimin..
Inxhinieri: "Dakord, ty do ta jap me 800! 850 e kam normalisht!"…
- Mua? Pse?
- Po sepse e pashe qe s'te pelqeu liqeni shume"
- 'Jo mua liqeni me pelqen por nuk e shof ku eshte"
- "Ha ha ha, me kenaqe'- shtiri nje qeshje qe vdiq shpejt pas tre "ha-sh'. " Do te ishe banorja me e lezecme e pallatit"
- "Pse te tjeret nuk kane humor" vazhdova une duke dale nga dhoma
- "Jo se s'kane, por jane njerez me seriozë.."
Sipas tij, unë duhet të isha shume sportive kur bëhej fjala per te investuar 100 mije euro ne nje apartament.. Ja kështu historia… Kam nisur te bëhem nervoze. Dua nje shtepi, ne kete mori pallatesh qe hidhnin themelet cdo dite ne Tiranë. Më dukej vetja sikur jam më e pafata, ne gjetjen e nje apartamenti sipas shijes sime. Dhe jo se kam ndonje shije ekstravagante dreqi e mori. Thjesht dua nje pamje qe te me shplodh syte, nga kaosi i perditshem neper rruget e qytetit, ashtu sic dua edhe nje apartament me nje arkitekture praktike. Ku ta gjej?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›