Paralelja mes Lindjes së Mesme dhe Kosovës, e gabuar
"Paralelja mes Lindjes së Mesme dhe Kosovës, e gabuar"
Letër e nënshkruar
Shefi i diplomacise serbe, Jeremiç ndodhet për vizite në Izrael. Pa asnje baze dhe pike takimi ai ve paralele midis Lindjes së Mesme dhe Kosoves. Krahasim shume i gabuar. Skllaveria, dhuna, terrori shteteror serb, pogromet serbe kunder shqiptareve në Kosove krahasohen vetem me dhunen, terrorin shteror, pogromet naziste kunder çifuteve. Kjo është e vetmja e vertete që duhet të pohoje shefi i diplomacise serbe në Telaviv e Jerusalem. Kete të vertete duhet ta kuptojne njehere e mire edhe lideret e Izraelit. Sapo ta kuptojne kete të vertete, të pohuar edhe nga gazeta me e madhe e ketij vendi "Haretz" me siguri do t'ua mbyllin dyert njehere e mirë nacional- socialistëve serbë. Shqiptaret e Kosoves janë po aq viktima të nacional- shovinizmit dhe pogromeve serbe, tash e mbi njëqint vjet, sa edhe çifutet qene viktima të nacional-socializmit dhe pogromeve hitleriane! Një e vertete e hidhur, por një e vertete si drita e Diellit. Për me teper shqiptaret ishin të vetmit në Evrope që jo vetem nuk spiunuan, nuk persekutuan, por shpetuan mijera çifute nga duart e nazisteve në Luften e Dyte Boterore, duke i bërë nder emrit shqiptar dhe kombit të Nene Terezes. Për këtë ndjehemi krenarë të gjithë ne shqiptarët kudo në botë!