E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne kete fund muaji amerikanet shfaqen me pak pesimizem per ekonomine

Amerikanet shfaqen me pak pesimizem per ekonomine ne fund te shtatorit gje qe mund te coje ne rritje te shpenzime te konsumatoreve nje element i rendesishem ky per rritjen ekonomike.

Nje raport i publikuar sot nga Universiteti i Miciganit tregon se prirjet e konsumatoreve paten nje permiresim modest nderkohe qe zhgenjimi i amerikaneve ndaj betejes politike ne Uashington eshte zbehur paksa.

Por te dhenat tregojne se amerikanet jane ende te shqetesuar per papunesine e larte tregun e trazuar te banesave dhe cmimet ne renie te aksioneve.

Nje raport tjeter flet per rritje te veprimtarise se biznesit ne shtetet qendrore te vendit e ndihmuar kjo nga porosite e reja dhe nje permiresim ne shifrat e punesimit.

Nderkohe ekspertet e qeverise njoftojne se te ardhurat rane paksa ne muajin gusht renia e pare ne rreth dy vjet.

Nderkohe te dhenat e Departamentit te Tregtise tregojne se shpenzimet e konsumatoreve u rriten paksa dhe ata kursyen me pak.

Ekonomistet i ndjekin me vemendje te ardhurat dhe shpenzimet e konsumatoreve sepse kerkesa e konsumatoreve eshte nder faktoret kryesore qe gjenerojne veprimtarine ekonomike ne Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›