E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan në Shkup: Pro Maqedonisë për emrin

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan, ka shprehur mbështetjen ndaj Maqedonisë, në mbrojtjen e emrit të saj kushtetues, në kontestin për çështjen e emrit me Greqinë. Në fillim të vizitës dyditore në Shkup, Erdogan tha se kërkesa e Athinës për ndërrimin e emrit është e pakuptimtë. Ne e dimë se ju nuk mund të hiqni dorë nga e drejta për emrin tuaj, që është e drejtë kushtetuese dhe shumë e natyrshme, prandaj ne këtë e mbështesim, ndërsa qëndrimin e Greqisë e konsiderojmë si të pakuptimtë dhe të padrejtë, tha ai pas takimit me Kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›