Bahrein ndeshkohen mjeket. Ndihmuan protestuesit

“Dëno njërin për të edukuar 100 të tjerë”- ka qenë përgjigja e ashpër e familjes në pushtet në Bahrein ku një person është dënuar me vdekje, i shpallur fajtor për vrasjen e një polici gjatë protestave të muajit mars. 20 mjekë janë dënuar me burgim nga 5 deri në 15 vjet.
Për personelin e spitalit “Salmanya” në Manama akuzat janë vënie në përdorim e ambjenteve spitalore për protesta, fshehje e bombave molotov e shkelje e rendit publik. Sipas të dënuarve që hedhin poshtë akuzat ky është ndëshkimi pasi mjekët u erdhën në ndihmë protestuesve të plagosur.
Qindra gra protestuan në Bahraini kundër arrestimit dhe dënimit të mjekëve që morën pjesë në protestat kundër regjimit më herët këtë vit. Protestueset bënë thirrje për lirimin e të burgosurave gra.
Në muajin mars protestat kundër dinastisë Al-Khalifa, familjes sunite në pushtet, në një vend me maxhorancë Shiite u shtypën me forcë e lanë pas një bilanc prej 30 të vdekurish e mbi 1000 të arestuarish. Për tu dhënë fund protestave në mbretëri u thirrën mercenarë nga Arabia Saudita e Emiratet e Bashkuara Arabe.