Interpoli nxjerr në kërkim djalin e Muamer Gedafit
Organizata Ndërkombëtare Policore, Interpol, paraqiti dje një fletarrestimi për Sadi Gedafin, i biri i liderit të përmbysur të Libisë, Muamar Gedafi. Sipas Interpol, kërkesa është paraqitur nga autoritetet e reja të Libisë, të cilat kanë kërkuar një fletarrestimi ndërkombëtar për Sadi Gedafin mbi dyshime për keqpërdorim të pasurisë, nëpërmjet forcës dhe frikësimit me armë, kur ai ishte udhëheqës i Federatës së Futbollit të Libisë. Besohet se Sadi Gadafi është në Nigeri.