E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në këtë vend ka shumë vjedhës!

Rezultati është thuajse është i njëjtë, ndërsa qytetarët kërkojnë më shumë siguri.

Një 24-vjeçar u arrestua në Korçë, pasi u kap mbrëmjen e shkuar me disa sende të vjedhura në banesën e një shtetasi, emigrant në Greqi.

Policia bëri me dije se është arrestuar shtetasi Erdjol Selmanllari, pasi u kap me sende të vjedhura, si tuba freksibël dhe sende të tjera shtëpiake. Këto sende ai i kishte vjedhur në lagjen nr 7 të Korçës.

Gjithashtu, dy shtetas u arrestuan në flagrancë, banues në fshatin Bitincke të Devollit, të akuzuar po për vjedhje. Në pranga ranë shtetasit G.T   16-vjeç, si dhe Aleksander Ciko  18-vjeç.

Ndaj tyre është bërë një kallëzim nga shtetasi A.Z 47 vjeç, banues në Bitincke, i cili bën me dije se persona të pa identifikuar kanë vjedhur me thyerje dyqanin e tij ku i kishin marrë shumën prej 30.000 lekësh të reja.

Nga puna e bere nga ana e Policisë, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autoreve të cilët janë shtetasit e mësipërm si dhe gjetjen dhe sekuestrimin si prove materiale te 8.000 lekëve të reja. Edhe dy të rinj po në këtë fshat të Devollit po hetohen në gjendje të lirë, pasi ndaj tyre bëri kallëzim një i moshuar, duke e akuzuar për vjedhje të dhjetëra akrave.

Tre shtetas u arrestuan në Kavajë për të njëjtën vepër penale. Fillimisht u arrestuan në flagrancë shtetasit KV, 30-vjeç, si dhe G U, 31 vjeç.

Arrestimi i tij u krye sepse dje ndaj tyre është depozituar një kallëzim penal, ku dyshohet se të sipërcituarit në Repartin Ushtarak 1340, Kavajë, kanë vjedhur 5 copë depozita të cilat kanë qenë të vendosura në tunelet ushtarake.

Ndërkohë, mbrëmë u arrestua shtetasi Sadik Xhaferr Lika, 44-vjeç, banues në fshatin Vevonjë, komuna Lekaj Kavajë. Arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se ka shkatërruar me eksploziv një bunker duke i marrë dhe shitur hekurin. Në banesën e tij u gjetën disa kapsolla detonatorë dhe fitila ndezës të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vjedhja e telit të energjisë elektrike ka lënë pa ujë qytetin e Fierit dhe disa fshatra përreth. Dy persona u arrestuan nga policia pasi kanë vjedhur qindra metra kabull. /Start/ 2011-10-30 11:04

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›