Zbulohen trukimet në gjykata

Pas ankimeve të dhjetëra qytetarëve, ishte ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ai që u bë dhe nismëtari i kontrollit, duke përfshirë edhe informaticienë. Kontrollet zbuluan sesi kancelarët e gjykatave, në bashkëpunim me punonjës të tjerë të administratës dhe me vetë kryetarin e gjykatës, paracaktonin gjyqtarët e çështjeve, duke hequr nga lista gjyqtarët “e padëshiruar” dhe duke kryer shortin vetëm me listën e zgjedhur nga ata.
Ministria tha se nga kontrolli i ushtruar është vënë re se gjyqtarët “e rreptë” kanë pasur më pak çështje se gjyqtarët më liberalë, raportoi e përditshmja “Shqip”.
Përveç manipulimeve në kompjuter, u zbulua se në rastet kur ai nuk punonte, shorti hidhej me gogla dhe përsëri, aty viheshin vetë emrat e gjyqtarëve “të preferuar”.
Ministria e Drejtësisë tha se raporti i kontrollit të 12 gjykatave do t’i vihet në dispozicion Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka të gjithë tagrin ligjor për të propozuar masa për kancelarët dhe gjyqtarët konkretë. Pritet të merren masa për një numër të madh kancelarësh dhe kryetarë të gjykatave. /Start/
2011-10-30 12:04