Censusi mbyllet për ‘herë të dytë’

Procesi fillimisht u tha se do të zgjaste tre javë, pran nga data 1 tetor deri më 21 tetor, por në fund të këtij afati, procesi qe ende larg nga finishi, dhe INSTAT u detyrua të zgjasë edhe një javë tjetër këtë regjistrim, që sipas këtij institucioni parashikohej në ligj.
Megjithatë, procesi është shoqëruar me probleme thuajse në të gjithë vendin dhe regjistruesit shpesh i kanë plotësuar vetë formularët pa shkuar në shtëpitë e banorëve. Censusi i popullsisë dhe banesave është një imazh statistikor që tregon, përmes të dhënave, kush jeton në Shqipëri, kushtet socio- ekonomike dhe kushtet e jetesës.
Ai jep një përshkrim të detajuar të të gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Shqipëri, sa njerëz banojnë në Shqipëri sot dhe si jetojnë ata, për çfarë shërbimesh kanë nevojë ata dhe shumë aspekte të tjera të shoqërisë.
Censusi numëron njerëzit që jetojnë në Shqipëri, përfshirë rezidentët e huaj, të gjithë që kanë qëndruar minimumi 1 vit, ose me qëllim për të qëndruar të paktën një vit. Vetëm diplomatët nuk do të numërohen.
Për këtë proces masiv në terren janë printuar 40 milion faqe materiale censusi dhe po punojnë 12 mijë anketues, 2 330 kontrollorë, 128 mbikëqyrës 36 koordinatorë lokalë. Aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë 374 zyra censusi dhe 11 në Tiranë që punojnë çdo ditë pa ndërprerje, të aftë për të zgjidhur çdo situatë në terren. I gjithë procesi kushton 14 milionë euro. /S.Ll/Start/
2011-10-30 14:11