E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtine Shpallet data e zgjedhjeve te reja

Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi shpalli 13 shkurtin e vitit 2011 si date te mbajtjes se zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove. Zoti Krasniqi tha se e ka marre kete vendim ne baze te pergjegjesive te tij kushtetuese. Ky vendim u publikua vetem pak kohe pas nje takimi te partive politike i cili nuk mundi te bjere dakord per nje date. Zoti Krasniqi tha se ishin arsyet kushtetuese e ligjore qe e kushtezuan nje vendim te tille.

Ne rend te pare eshte afati kushtetues qe me bene kushtezimin per te shpallur sot zgjedhjet. Ne e kemi analizuar edhe mundesine e shpalljes se zgjedhjeve me 20 shkurt por per shkak se me 17 shkurt e kemi pervjetorin e trete te pavaresise dhe qe ky pervjetor te mos mbahet ne atmosferen e zgjedhjeve mu duk se me e arsyeshme eshte qe te jete 13 shkurti tha ai.

Zoti Krasniqi tha se ka udhezuar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve qe te ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme per organizimin e zgjedhjeve per Parlamentin e Kosoves. Parlamenti aktual pritet te perfundoje mandatin bashke me vitin e ri.

Nga koha e mbajtjes se zgjedhjeve do te thote dites se zgjedhjeve me se paku 30 dite e me se shumti 45 dite duhet te shperndahet Kuvendi theksoi zoti Krasniqi.

Zgjedhjet e parakohshme ne Kosove u imponuan me doreheqjen e ish presidentit te vendit Fatmir Sejdiu pasi qe Gjykata Kushtetuese konstatoi se ai ka shkelur kushtetuten duke mbajtur dy poste ate te presidentit dhe ate te Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Vendimi per organizimin e zgjedhjeve me 13 shkurt u morr pavaresisht se nje pjese e partive politike perfshire edhe Lidhjen Demokratike te Kosoves qe eshte partnere e koalicionit qeverises kishin kerkuar qe koha e mbajtjes se tyre te ishte ne fillim te muajit mars te vitit te ardhshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›