Në klipin e Aurelës, kopje nga klipi i Kanye West dhe Jay Z

Kënga “Niggas in Paris” e Kanye West dhe Jay Z është një prej këngëve më të dëgjuara në vitin 2012. Me këtë rast edhe klipi i kësaj këngë është shumë i njohur për audiencën.
Ndërsa në vendin tonë, Aurela Gaçe, është një nga këngëtaret me zërin më të mirë në estradën muzikore. Ajo këtë vitë ndër të tjera solli edhe këngën “Ja Ke Nge”, të cilës i punoi edhe klipin me kompaninë e njohur shqiptare, “Max Production”.
Nëse e shikoni me vëmendje, tek minuta e 3 e këngës së Aurelës, vërehen edhe pjesë të marra nga klipi i reperëve amerikanë.
Turma e të rinjëve të cilët vallëzojnë nën tingujt e muzikës, është e njejta.
Nuk dihet se çfarë ka menduar produksioni me këtë gjë, pasi që do të duhej ta kishin të qartë që herët a vonë kjo do të kuptohej, pasi që të dyja këngët janë dëgjuar shumë në trevat shqiptare. /Indeksonline/