“Tradhtova sepse i dua meshkujt e paarritshëm”

Aktorja, Kristen Stewart, në një intervistë për revistën, “Daily News Los Angeles” ka thënë se i pëlqen ideja e një mashkulli të cilin nuk mund ta ketë e që duhet të vrapojë pas tij.
Kjo, e shpjegon më së miri arsyen pse ajo e kishte tradhtuar të dashurin, Robert Pattinson, gjatë muajit qershor, me regjisorin, Rupert Sanders i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Gjatë intervistës, Kristen ka thënë se si e vogël, ajo kishte lexuar librin, “On The Road” dhe që nga ajo kohë, ajo ka kuptuar se nuk dëshiron që të jetojë një jetë të lehtë e të zakonshme, por një jetë me sfida, gjë që ndoshta edhe e ka çuar deri tek afera me Rupert Sanders.
Megjithatë, tradhtia e saj është harruar shpejtë nga Robert Pattinson i cili, ka vendosur ti jap asaj edhe një shans dhe çifti janë kthyer sërish bashkë./Indeksonline/