Rita publikon klipin e këngës “Radioactive”

Rita shkon në hapësire për klipin e saj të fundit ‘Radioactive ” që u lansua në faqen zyrtare të saj nëVevo sot.
‘Radioaktive’ do te lansohet zyrtarisht së shpejti si singel i saj i katërt.
Kjo kënge është e shkruar nga këngëtarja australiane Sia dhe do të lansohet për tregun amerikan, dhe është singli i katërt në përgjithësi nga albumi i saj debutues “ORA”, që doli në treg më 27 gusht 2012 nëpërmjet Roc Nation Records.
Rita konfirmoi lajmin në një intervistë per radio Kiss FM
“Kënga pritet të lansohet ne shitje në iTunes në fillim të 2013″, tha ajo.
Vevo nuk lejonë të shikohet kjo video në disa vende e me këtë rast as në Kosovë, por shpejt u publikua edhe në kanale të tjera që na mundësojë edhe ne ta shohim atë. /Indeksonline/
/>