Gomone me 400 kg hashash nga Saranda ne Korfuz
Një gomone me dy shqiptare ne bord eshte kapur mbremjen e dites se djeshme ne ujrat neutrale midis Sarandes dhe Korfuzit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë kufitare ne Sarande, mjeti lundrues eshte zbuluar nga skafi i policisë kufitare të Korfuzit, qe e ka ndjekur gomonen kur po lundronte nga ujrat territoriale të Sarandës për në ujrat greke.
Gomonia eshte bllokuar dhe eshte shoqeruar per në portin e Korfuzit, se bashku me drejtuesit, per te cilet eshte thene se jane shqiptarë.
Mesohet se dy trafikantët janë arrestuar por ende nuk janë bërë të ditur emrat e tyre, pasi mendohet se ata do te kryenin trafik te lendeve narkotike nga Saranda në Korfuz.
Pak kohë më parë, policia greke gjeti në ujrat neutrale rreth 84 kg hashash, që ishin hedhur në det nga një skaf që nuk u identifikua. Ndërkohë që ne muajt e veres u gjeten në det 400 kg hashash.
