Alenca Kuqezi, diktoi vitin 2011
Share
TIRANE- Lëvizja Aleanca Kuq e Zi bën bilancin për vitin 2011-të duke u vetë cilësuar si lëvizja më popullore në histori. Ndër sukseset e tyre ata rendisin fitoren e betejës me censusin, pasi sic thotë AK, Gjykata Kushtetuese rrëzoi faqezinjtë.
Ndër objektivat e kësaj lëvizje për vitin 2012 është denoncimi i çdo politike antishqiptare, ashtu sic kanë bërë edhe gjatë 2011.
AK deklaron se në 17 janar kjo lëvizje do të shpallë nga Kruja, objektivat për të ardhmen e shqiptarëve.
“Më 17 janar do jemi në Krujë për të përkujtuar Skënderbeun dhe për të shpallur objektivat për të ardhmen e shqiptarëve. Në kalanë e Krujës do valëvitet flamuri gjigant. 2012-ta përfaqëson fundin e botës antishqiptare, sipas AK.