Ne kuadrin e zhvillimit te Konferences se Trojkes Parlamentare Europiane Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot mbasdite ne nje takim zv/Kryeministrin e Serbise Miodrag Isakov. Kryeministri Nano ne
Ne kuadrin e zhvillimit te Konferences se Trojkes Parlamentare Europiane Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot mbasdite ne nje takim zv/Kryeministrin e Serbise Miodrag Isakov.
Kryeministri Nano ne fillim te takimit ka pershendetur faktin qe tani politikanet e te dy vendeve, fale situates se re te krijuar pas renies se diktaturave, mund te diskutojme bashkerisht rreth programeve te integrimit rajonal, si pjese e orientimit te pergjithshem integrues euroatlantik.
"Ne duhet te luftojme bashkarisht kunder cdo natyre te nacionalizmit ekstrem kudo qe ajo shfaqet"- tha Kryeministri.
Kryeministri u shpreh per hapesirat e bashkepunimit ne kuadrin e paktit te stabilitetit si projektet rajonale si projekte ne fushen energjitike por edhe ne ato kulturore, politike etj.
"Tashme ne kemi mundesi te kapercejme momentet kritike te historise ne emer te nje te ardhme demokratike, ne emer te se ardhmes perendimore"- u shpreh Kryeministri.
Duke u ndalur ne zhvillimet ne Kosove Kryeministri Nano theksoi se atje duhet pershpejtuar puna, qe sa me pare kompetencat e autoriteteve nderkombetare te kalojne ne duart e autoriteteve vendase demokratikisht te zgjedhur.
"Vetem duke patur institucione te konsoliduara Kosova do te jete pjese e te ardhmes integruese europerendimore ne rajon".