E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar themelues të universitetit të parë privat në Shqipëri. I nderuar zoti Pashko, mik gjithashtu. Do të ishte një privilegj i veçantë për cilindo Kryeministër të kontribuojë

Të nderuar themelues të universitetit të parë privat në Shqipëri.
I nderuar zoti Pashko, mik gjithashtu.

Do të ishte një privilegj i veçantë për cilindo Kryeministër të kontribuojë dhe marrë pjesë në inaugurimin e kësaj ngjarje, e këtij universiteti të parë privat në vendin tonë. Ajo vjen në kohen e duhur, në përgjigje të kërkesave gjithnjë e në rritje të brezit të ri të shqiptarëve për arsimim dhe formim priofesional të kohës, të cilat fillojnë sot të kënaqen edhe nga univesitete të shquara ndërkombëtare, siç është ky i shtetit të NeëwYorkut.
Sot ne pra inagurojmë fillimin e një tranformimi të madh, që do të zëvendësojë eksportin e studentëve me importe universitetesh, vlerash, dhe dijesh bashkëkohore.
Duke çelur këtë universitet në Tiranë, filial i universitetit më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, besoj se integrimi i vendit në botën moderne po ndodh edhe midis nesh, po ndodh edhe në Tiranë.
Tani po krijohen mundësitë që menaxherët e ardhshëm të administratës publike dhe sipërmarrjes private po ndodh edhe në Shqipëri me të njëjta standarte, kritere vlerësimi, por me kosto më të ulta se sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tashmë rruga është e hapur dhe e sigurtë për të sjellë në Tiranë edhe degë të tjera universitetesh prestigjioze ndërkomëtare, që nuk do të jenë sic është edhe ky shembull i lavdëruesshëm, në dispozicion jo vetëm të shqiptareve, por për gjithë rininë e Rajonit e më gjërë. Njëkohësisht, krijimi i hapësira reale edhe për sipërmarrjen private në arsimin e lartë për vlerësimin e qeverisë që unë drejtoj do të ulë gradualisht kërkesat e rinisë sonë për të studiuar jashtë vendit, si dhe kostot e familjeve apo të shtetit për të përballur shpenzimet e nevojshme.
E vlerësoj si shumë pozitive sot përballjen e universiteteve dhe elitës shqiptare për të krijuar një ambjent nxitës, konkurrues, duke u ofruar brezave të rinj vlera konkurruese të standarteve ndërkombetare, që të përballojmë sfidat kombëtare të zhvillimit dhe te realiteteve të botës globale.
Unë dhe zoti Pashko, në mënyrë simbolike, kemi krijuar vazhdimisht iniciativa konkurruese. Më lejoni të afirmoj se që sot Qeveria nuk ndihet më keq që po konkurrohet në një nga prioritetet e programit të saj me iniciativa private që besoj se do ta afirmojë edhe ministri i Arsimit.
Duke ju uruar punë të mbarë më lejoni që t`ju siguroj për mbështetjen maksimale të qeverisë që unë drejtoj për realizimim e këtij misioni të rëndësishem dhe t`ju nxis duke ju garantuar vëmendje dhe mbështetje edhe më tutje për krijimin e një modeli standart të gjithë sistemit universitar shqiptar.

Suksese dhe diploma kompetitive!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›