E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kulmin e shkatërrimit të zgjedhjeve, Berisha propozon poste për Ramën

Kryeministri Sali Berisha ka bërë një propozim që duket se ka ndezur peshë mediat e majta. Duke folur në lidhje me shqetësimin e Brukselit për krizën shqiptare, ai tha se opozita mund të propozojë kandidaturat për postet që zgjidhen me 3/5. Të gjitha kandidaturat me 3/5 do të jenë ekskluzivisht propozime të saj, pa një alternativë nga shumica. Në të gjitha ligjet me 3/5 do të ketë drejtën të bëjë të gjitha amendamentet që mendon se përmirësojnë standardet e tyre dhe mazhoranca ti votojë, tha Berisha.

Propozimi i tij vjen në kulmin e një krize, që po fakton se zgjedhjet në Tiranë janë masakruar. Edhe pse Berisha nuk ka bërë një saktësim, mediat e tij kanë interpretuar se kjo ofertë e Berishës përfshin edhe postin e presidentit. Kjo për shkak se dy raundet e para për zgjedhjen e presidentit bëhen me 3/5 të votave, por më pas ai zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Nuk dihet se cili është reagimi i opozitës, por në të vërtetë ky propozim nuk ndryshon nga ai që bëri kryeparlamentarja Topalli para disa kohësh që opozita të marrë Avokatin e Popullit. Propozimi i saj erdhi pas presionit të Brukselit. Por opozita u përgjigj menjëherë se kjo nuk është çështje postesh e ofiqesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›