E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/ambasadori i Zvicrës në Kosovë, kapet duke vjedhur (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur nga një diplomat i lartë zviceran në Kosovë. Klan Kosova ka publikuar një video, ku zëvendës-ambasadori i Zvicrës në Kosovë shihet duke vjedhur në një fitnes në Prishtinë.

Për një moment ai shikoi anash dhe vërejti se nuk po e sheh askush. Ai mori pa paguar një produkt proteinash në një fitness në Prishtinë, ku edhe ishte klient. Pamjet i siguruan kamerat e sigurimit, raporton Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur më 18 qershor. Policia e Kosovës nuk e ka konfirmuar rastin.

http://youtu.be/HaBq1VYg0XM

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›