E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne lagjen 17 te Korces nderhyhet pas 35 vjeteve

12/10/2010Si manipuluan kryebashkiaket e Korces per 20 vjet me radhe banoret te indinjuar

KORCE- Ne lagjen nr. 17 te qytetit te Korces per here te pare eshte nderhyre me investime pas 35 vjeteve sepse per 35 vjet me radhe kjo lagje ka qene e harruar cka tregon qarte se lagjja ne fjale si edhe shume lagje te tjera te Korces kane qene dhe jane te harrura krejtesisht jo vetem nga sistemi diktatorial komunist por edhe nga sistemi demokratik i qeverive te partive Demokratike dhe Socialiste. Kjo e vertete u be e njohur nga vete Kryebashkiaku i Korces Niko Peleshi i cili ne momentin e startimit te investimeve ne kete zone ku ai jo pa mburrje beri te ditur se ne kete lagje nderhyhej pas 35 viteve.

Investimi

Ajo cka u vu re krejt haptas ishte se Peleshi donte te tregonte se ishte ai qe per here te pare po investonte ne kete zone se ishte ai bamiresi dhe shpetimtari se ishte ai qe i dhimbej kjo lagje ashtu si dhe lagjet e tjera te Korces etj. Megjithate Peleshi duke dashur te nxjerre ne pah vetveten si kryebashkiaku me vizionar tregoi nje te vertete te madhe lagjes nr. 17 i ishte sherbyer nga ana e sistemit te diktatures deri diten e renies se komunizmit por nderkaq me deklaraten e vet Peleshi tregoi se gjithe kryebashkiaket qe erdhen dhe iken ben te njejten gje nuk realizuan qofte edhe nje investim te vetem ne kete lagje. Te gjithe kryebashkiaket qe kane ardhur dhe kane ikur madje dhe ai qe eshte sot ne te gjitha dokumentet e tyre zyrtare te bashkise paraqesin si zonat me te vjetra te Korces lagjet 1 2 3 11 etj gje qe nuk mund te konsiderohet e vertete sepse lindja e Korces fillon nga Kasabaja dhe jo nga keto lagje sepse skishte mundesi qe keto lagje te ekzistonin para themelimit te Korces ndersa nuk gjen asnje dokument zyrtar qe te te thote se ka edhe lagje te tjera edhe me te vjetra se lagjja nr 1 2 3 etj. ku mund te investohet me prioritet. Dhe ndersa krijuan kete dokumentacion gjysme te vertete te gjitha fondet e fondacioneve te huaja perfshi ketu edhe Banken Boterore e cila ka si qellim zhdukjen varferise u perdoren vetem per lagjet e ashtuquajtura me te vjetra te Korces pa u merakosur njeri se edhe gjysma tjeter e Korces kishte 20 vjet qe paguante rregullisht taksat dhe tatimet dhe nuk kishte asnje arsye te diskriminohej per 35 vjet me radhe. Sot jane te shtruara me kalldrem te gjitha rruget e lagjeve te permendura me siper cka do te thote se ne keto lagje jane shpenzuar me miliona dollare ndersa per pjesen tjeter te Korces aty ku jetojne edhe romet dhe egjiptianet investimet ose kane qene te pakta ose po nderhyhet pas 35 vjeteve. Kjo eshte e verteta kjo eshte ironia. Por nese sot po nderhyhet pas 35 vjetesh dhe kete gje Kryebashkiaku Peleshi e thote me krenari sikur po behet ai shpetimtari e verteta eshte krejt ndryshe. Ai kerkon edhe nje mandat tjeter per kryebashkiak dhe i duhen votat edhe gjysmes tjeter te qytetit qe eshte lene pa investime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›