E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda japin 31 vite burg për hajdutët e makinave luksoze

PRETENCA
Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë konkluzioneve të saj kërkoi dënimin e dy të akuzuarve të mbetur të grupit "Rexhina" që janë në kërkim


Dy personat e pandehur, dyshohet se kanë kryer grabitjen me armë të automjeteve të biznesmenëve VIP-ave dhe mjeteve të shtrenjta


TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda, i kërkoi togave të zeza dënimin me 31 vite burg në total për dy të pandehurit në mungesë, Bledar Hasani (Memia) dhe Bujar Sefa, të akuzuar për grabitje me armë të veturave të shtrenjta.


Dy të akuzuarit, njihen si bashkëpunëtorë të grupit të personave të arrestuar gjatë operacionit të policisë të koduar "Rexhina" në korrik të 2007, për shkak se gjahu i këtij grupi personash, ishin veturat luksoze kryesisht "Mercedez- Benz" të njohura me emrin "Rexhina", apo ML. Madje ata akuzohen se në një episod kanë vjedhur veturën luksoze të këngëtares Ermiona Lekbello, në muajin nëntor të vitit 2006.


Këngëtarja Lekbello, sipas hetimit të policisë dhe prokurorisë, sapo kishte mbërritur pranë pallatit të saj në këtë rrugë, kur personat i nxorën automatikun, ndërsa nën kërcënimin ajo u detyrua të dorëzonte çelësat e veturës së saj luksoze. Të akuzuarit e tjerë, Dritan Hamiti, Edmond e Gentjan Neza dhe i penduari i "bandës" Erlind Taullaj, vidhnin me armë automjete të të reja.


Në seancën e kaluar gjyqësore, prokurori i çështjes, Ardian Nezha, në përfundim të hetimit gjyqësor ndaj të pandehurve në mungesë lexoi konkluzionet përfundimtare.


Gjatë parashtrimit të pretencës, prokurori i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Hasani për vjedhjen me armë të pesë veturave, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 15 vjet burg.


Sipas prokurorit, i pandehuri Hasani kishte rolin e "grabitësit" të auto që më pas ia dorëzonte "shokëve" të tij që i shisnin për pjesë këmbimi ose duke i ndërronin numrin e shasisë dhe ngjyrën.


Për të pandehurin Bujar Sefa, prokurori Nezha kërkoi deklarimin fajtor, për dy vjedhje me armë në bashkëpunim dhe shitjen e tre mjeteve të tjera pas vjedhjes, duke kërkuar dënimin e tij me 16 vite burg.


Vuajtja e dënimit nëse deklarohen fajtorë dhe arrestohen nga policia, sipas prokurorit të kryhet në një burg të sigurisë së lartë, për shkak të rrezikshmërisë së lartë të veprave të kryera. Pritet që në seancën e radhës, avokatët parashtrojnë argumentet e tyre mbrojtëse.


Grabitja e parë me armë, sipas pretencës, ka ndodhur më 27 tetor 2006 në orën 23:00, në lagjen nr.6 në rrugën "Mihal Grameno", kur Bledar Hasani dhe një person tjetër të maskuar e nën kërcënimin e armës e dhunës i kanë marrë çelësat e "Mercedes Benz" C 220 me targa "TR 44... I", telefonin celular dhe paratë e xhiros ditore të lokalit, një personi me inicialet N.D.


Vjedhja e dytë ka ndodhur më 9 nëntor 2006 në orën 00:45 minuta pranë shkollës fillore "Konferenca e Pezës", ku i pandehuri Bledar Hasani, si dhe Gentjan Neza, të shoqëruar edhe nga i pandehuri Bujar Sefa, të maskuar dhe të armatosur, i kanë vjedhur këngëtares, Ermiona Lekbello, në hyrje të pallatit të saj veturën "Mercedes- Benz" e tipit ML me targa "4 TUF 902", sendet personale, vlera monetare si dhe telefonin celular.


Këtë mjet, sipas pretencës, i pandehuri Sefa e ka dërguar në Lezhë ku e ka këmbyer me një veturë "BMW" me targa "TR5266 K" dhe ka marrë si këmbim edhe shumën prej 2500 euro. Më pas, Hasani, dy kushërinjtë Neza kanë vjedhjur me 19 dhjetor 2006, rreth orës 23:45, në rrugën "Arkitekt Sinani" në Tiranë, veturën "Benz Mercedes ML" 270 me targa "TR 44... L" në pronësi të P.B, e më pas e kanë shitur në Vlorë.


Prokuroria pohon se ka provuar se dy muaj më vonë, ne 23 shkurt 2007 në Kavajë, janë vjedhur dy mjete "Mercedez- Benz", një me targa belge dhe tjetri me targa të Kavajës. Këto vjedhje sipas pretencës, i kanë kryer Edmond Neza, si dhe të pandehurit Hasani e Sefa, dhe më pas janë shitur në Fier dhe tjetri në Tiranë. Vjedhja e pestë është kryer më 9 mars 2007 aty rreth orës 23:30 minuta në rrugën "Don Bosko" Tiranë, ku të pandehurit Edmond Neza, Gentian Neza dhe Bledar Hasani, vodhën me dhunë një "Mercedes Benz ML" me targa "TR 6003 M" në pronësi të Gj.U. Këtë makinë, më pas bashkëpunëtorët e tyre e kanë shitur tek "Shkëmbi i Kavajës" me 15 mijë euro.


Më pas më 25 mars 2007 aty rreth orës 23:30 minuta pranë "Oxhakut" në Tiranë E.Neza dhe G.Neza kanë kryer vjedhjen me armë të makinës "Rexhina" në pronësi të shtetasit me inicialet G.M. ku e kanë shitur më pas në Fier me 8 mijë euro. Gjithashtu, më datë 27 gusht 200 i pandehuri E.


Neza ka tentuar të vjedhë makinën e parkuar të tipit "Benz Mercedes" me targa "OH/821/IA" të një shtetasi kosovar. Pas këtyre vjedhjeve, grupi ka filluar të përçahet, ku është arrestuar Erlind Taullaj dhe ka pranuar të rrëfejë të gjithë bëmat e tyre, duke fituar kështu statusin e të penduarit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›