E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në luftë me alienët

Me skena interesante, filmi “The Darkest Hour” është mësimi më i mirë së si të mbrohemi nga jashtëtokësorët. Ky film do të shfaqet në DigiGold në javën e parë të muajit qershor.

Njerëzimi është nën sulmin e një race jashtëtokësore dhe rrezikon shfarosjen totale. Ndërkohë që qeniet e padukshme përpijnë gjithë energjinë dhe gjithçka të gjallë, pesë të rinj që ndodhen në Moskë mundohen të gjejnë një zgjidhje përpara se të jetë shumë vonë.

Kështu në të vërtetë ne do të mund të zbulojmë alienët e padukshme?

Ky është një tregim që ka vazhduar të jetë në tregjet tona me vite, përderisa regjisori Chris Gorak paraqet dy persona nga dy kompani të internetit (Emile Hirsch dhe Max Minghella) në Moskë për të përfunduar një marrëveshje.

Aty ata do të njihen me një oportunist suedez (Joel Kinnaman) që ka vjedhur idenë e tyre, por kjo e tëra është se ata do të bashkohen për të luftuar energjitë e disa jashtëtokësorëve.

Kur ne presim që ata të kthehen në shtëpi, pikërisht aty do të zbulojmë se disa partizanë ekzotikë janë pushtuar nga alienët dhe janë duke u përgatitur për një sulm që mund ta shkatërrojë tërë botën.

“Publiku është kënaqur më këtë ndjenjë sepse kem sjellë diçka të re”, ka thënë më parë njëri prej producentëve të filmit Timur Bekmambetov, i cili ka treguar se ishte publiku që e përcolli këtë film, ndërkaq ai është i inspiruar për të prodhuar filma të këtillë qëkurse e kishte parë filmin “Night Watch” dhe “Day Watch”, i cili tregoi se jeta nuk duhet të jetë e këtillë.

Filmi përcillet edhe më një përfundim interesant që e paraqet Gorak.

Ai pos këtij filmi është i njohur edhe me filmin e vitit 2006, “Right at your Door, një film që pavarësisht se nuk pati buxhet, ia doli mirë edhe në box office.

Edhe tani ai nuk dështoi në filmin “The Darkest Hour” për shkak se filmi kombinon shumë mirë teknologjinë duke bërë një film shumë interesant dhe të shikuar shumë në SHBA.

“The Darkest Hour” pa përcjelljen e prindërve mund të shikohet nga personat mbi moshën 13 vjeçe, përderisa ai do të shfaqet në kanalin DigiGold nga e hëna në të diel e që për shikuesit në Kosovë e sjell Kompania IPKO.

-----

THE DARKEST HOUR

Regjia: Chris Gorak; skenari: Jon Spaihts, bazuar në tregimin e Leslie Bohem, M. T. Ahern dhe Spaihts; drejtor i fotografisë: Scott Kevan; montazha: Priscilla Nedd Friendly dhe Fernando Villena; muzika: Tyler Bates; dizajner: Valeri Viktorov; kostumet: Varya Avdyushko; producentë: Tom Jacobson dhe Timur Bekmambetov; Distributor: Summit Entertainment. Kohëzgjatja: 1 orë 29 minuta.

Aktorë: Emile Hirsch (Sean), Olivia Thirlby (Natalie), Max Minghella (Ben), Rachael Taylor (Anne) dhe Joel Kinnaman (Skyler).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›