E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur bejsbolli digjitalizohet

Zemra e uritur për fitore në filmin “Moneyball” paraqet edhe bejsbollin në kohën digjitale, që ndërlidhet me një emër të bukur, Billy Beane. Një film që ju mëson se si të merreni më sport dhe si të fitoni.

Billy ka një elegancë likuide dhe sy të ndritshëm sikurse një predator. Ai është ndërtuar për të fituar. Edhe pse emri i tij, që ka rrokje të vogla, tingëllon i gatshëm për fitore.

Ky karakter luhet nga aktori i njohur Brad Pitt, që edhe në këtë rast nuk dëshiron që të rrijë prapa dhe nënshkruan një kontratë të luajë në këtë film.

E tërë ngjarja zhvendoset në vitin 2001, kur një yll i ligës së parë përcillet me një fat të zi, nuk është me një lojtar, por një menaxher kryesor i ekipit Oakland Athletics, një skuadër e vogël që mëzi ekzistonte.

Kjo ngjarje apo ky film ishte i nominuar për 6 çmime Oskar, përderisa arriti që të fitojë 39 çmime të tjera kinematografike.

Historia e vërtetë e Billy Beane, menaxherit të skuadrës së bejsbollit në Oakland Athletics, Kaliforni, arrin që me një buxhet të vogël, me ndihmën e një ekonomisti të ri, të zhvillojë një analizë statistikore për të përzgjedhur lojtarët, që do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën e formimit të një skuadre.

Me 2001 kjo skuadër kishte përfunduare dyta në divizionin e perëndimit të Ligës Amerikane të Bejsbollit, por në atë vit ajo kishte pasur rënie, duke rënë në divizionin e dytë. Kurse parashikimet ishin ogurzeza për skuadrën pasi që ata patën humbje prej 114 457 768 dollarëve, përderisa kishin fituar vetëm 39 722 689 të tjera.

Humbjet e tyre ishin një debakël që nuk do të harrohet lehtë në historinë e bejsbollit amerikan. Bazuar në penën e artë të Michael Lewis i cli shkroi një kronikë jo fiksionale për Athletics që arriti majat pavarësisht se në skuadrën e saj nuk kishte asnjë lojtar që fitonte miliona dollarë për një sezonë.

Por, “Moneyball” u bë fiksion për atë se si Beane arriti që të transformoj njërën prej skuadrave më të varfra në bejsboll në një skuadër garuese me skuadrat e tjera të pasura, madje duke injoruar gjithçka që ju tha për këtë lojë.

Njohjet e vjetra të bejsbollit, të cilat i kemi njohur edhe më shumë në filmat e tjerë apo i kemi mësuar, janë të ndërtuara me një dashuri që sjellin risi, kanë ide shumë të larta subjektive që arrin të fitorja, përfshirë edhe të drejtën e të gjithë lojtarëve për të marrë pjesë, të veprojnë në situata të caktua dhe të tregojnë se janë heronj të vërtetë.

Qysh në fillim të “Moneyball” kemi skena qesharake të Billy (i cili natyrisht ka një meritë të madhe), që është i ulur afër këshillit të tij me lojtarë të vjetër; veteranë, të cilët kishin shënuar për vendin e tyre dhe ishin shpresa e madhe e ekipit të tyre.

Pleqtë mund të kenë pluset dhe minuset në shumë gjëra, por jo kur është puna të pjesët e tyre të trupit sepse ata nuk janë atletë, por këshilla të mira dinë të japin.

Billy e di që diçka nuk është në rregull me dijet e tij (një nga skautët e tij që është një e dashur e tij e keqe) nuk mund t’i japë atij besim që mund ta gjejë një lojtar të mirë, por ai nuk ka mjete për të zgjedhur problemin. Ai takohet me Peter Brand, një ekspert në kompjuter, i diplomuar në ekonomi në universitetin e Yale dhe një njeri që ecën përkulur. (Ky karakter është i bazuar në karakterin e Beane, që luan një person me fakultet të Harvardit).

DePodesta, tani një nënpresident dhe trajner për zhvillimin e lojtarëve amatorë, që është edhe skaut i New York Mets, do t’i ndihmojë atij me numrat dhe po ashtu t’i kuptojë më mirë statistikat e bejsbollit dhe si një lojtar ka statistika të mira, pavarësisht se nuk është një lojtar i njohur.

Filmi është bërë me regji të Bennett Miller, kurse skenar është punuar më mjeshtri të thukët nga Steven Zaillian dheAaron Sorkin .

“Moneyball” është një tregim se si Billy, me ndihmën e Peter dhe laptopit të tij, arrin që me numra dhe statistika të zbulojë talente.

Ky është një tregim se si duhet të jetë një menaxher bejsbolli, që gjuan dhe vret me transferet e tij dhe që e bën një lojë të bukur edhe pa kapital të lojtarëve klasë.

Edhe ky film ngjason pak a shumë me “The Social Network”, kur një person nga një ide e thjeshtë arrin që të krijojë një ide të madhe, një”Facebook” që sot përdoret nga të gjithë. “Moneyball” është një kalim kulturor në mënyrë të racionalizuar që na flet për fakte, për pak numra që kthehen në tituj, një film që pos sportit e përshkruan bejsbollin edhe si “fiksion, dramë dhe poezi.

“Moneyball” mund të shikohet pa përcjelljen e prindërve nga të gjithë personat mbi moshën 13 vjeçare. Edhe ky film shfaqet nga e hëna në të diel në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjell IPKO.

------

MONEYBALL

Regjia: Bennett Miller; skenari: Steven Zaillian dhe Aaron Sorkin, bazuar në tregimn e Stan Chervin dhe librin e Michael Lewis; drejtor i fotografisë: Wally Pfister; montazha: Christopher Tellefsen; muzika: Mychael Danna; dizajner: Jess Gonchor; kostumet: Kasia Walicka Maimone; producentë: Michael De Luca, Rachael Horovitz dhe Brad Pitt; Distributor: Columbia Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë 13 minuta.

Aktorë; Brad Pitt (Billy Beane), Jonah Hill (Peter Brand), Philip Seymour Hoffman (Art Hoëe), Robin Wright (Sharon), Chris Pratt (Scott Hatteberg), Stephen Bishop (David Justice) dhe Reed Thompson (Billy i ri).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›