E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i pinguinëve

Plot vallëzim, plot këndim, plot fjalë thumbuese. Këta janë pinguinët, të cilët do të kthehen në “Happy Feet Two”, një film i ëmbël pa shumë komplikime, por i mbushur me barsoleta të ndryshme. “Happy Feet Two” në DigiGold.

Më i lehtë në lëvizje, më i butë në pikëpamje politike dhe me më pak narracion se pjesa e parë e “Happy Feet”, vjen para ekraneve tuaja pjesa e dytë e “Happy Feet Two, ku tjetër pos në Digigold.

Pinguinët çapkëne dhe mjaft zbavitës rikthehen me një aventurë të pakrahasueshme për të gjithë familjen. Mumble, pinguini i famshëm ka një problem.

Djali i tij Erik nuk ia thotë fare nga kërcimi dhe është larguar nga shtëpia.

Por, kur një rrezik i ri kërcënon botën e tyre, të gjithë do të bashkojnë forcat për të gjetur një zgjidhje sa më parë.

E përzier me turmën, ku të gjithë vallëzojnë si të çmendur e të cilët flasin më shumë me gjeste, fillon ky film që është i realizuar në një teknologji shumë të mirë.

Mumble kësaj radhe është rehatuar me shoqen e saj pinguine, që nuk dihet a është e martuar më të e që quhet Gloria, por që asnjëherë në film nuk sqarohet a është e dashura e saj apo jo. Kjo sepse Erik kishte humbur.

Erik, edhe pse i vogël, qëndron në një botë tjetër dhe është në kërkim për të respektuar ligjet perëndimore të filmëbëries, normalisht por ai do të këtë probleme sepse ai do të humbet. Kjo do të thotë se ai nuk është më i lirë.

Por, këtu nuk do të mungojnë aventurat e pinguinëve, paraqitjet e tyre heroike por edhe skenat 3D që do të shtojnë edhe më shumë adrenalinën e juaj gjatë shikimit të tij.

“Happy Feet Two” është një film që mund të shikohet nga të gjitha moshat, por sociologët thonë se është mirë që prindërit ta përcjellin me fëmijët këtë film.

----------

HAPPY FEET TWO

Regjia: George Miller; skenari Miller, Gary Eck, Warren Coleman dhe Paul Livingston; drejtor i animacioneve: Rob Coleman; montazha: Christian Gazal; muzika: John Powell; Koreografia: Wade Robson, Dein Perry dhe Kate Wormald, koreografia e Mumble nga Savion Glover; dizajner: David Nelson; producentë: Doug Mitchell, George Miller dhe Bill Miller; Distributor: Warner Brothers Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë 39 minuta.

Zërat e huazuar: Elijah Wood (Mumble), Robin Williams (Ramon/Lovelace), Hank Azaria (the Mighty Sven), Alecia Moore (Gloria), Brad Pitt (Will the Krill), Matt Damon (Bill the Krill), Sofia Vergara (Carmen), Richard Carter (Bryan the Beachmaster), Ava Acres (Erik), Benjamin Lil P-Nut Flores Jr. (Atticus), Anthony LaPaglia (the Alpha Skua), Meibh Campbell (Bo) dhe Common (Seymour).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›