E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Te zhvillohet nje tjeter takim Berisha-Rama

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi për mediat se vazhdojne përpjekjet për të gjetur një konsensus sa më të gjerë me opozitën me qëllim zgjedhjen e kreut të ri të vendit.

Po ashtu Meta kujtoi se përpjekjet për konsensus janë të limituara për shkak të kohës, ndaj theksoi se është e dosmosdoshme për të arritur konsensus dhe për t'i dhënë fund kapriçove.

"Theksoj rëndësinë e një takimi tjetër të një niveli të lartë, të Berishës dhe Ramës, deri ditën e nesërme, në mënyrë që gjatë këtyre 48 orëve të arrijmë në një konsensus që nuk do të jetë i lehtë, por nuk është i pamundur, me qëllim Zgjedhja e presidentitRama: Gati për çdo komunikim me mazhorancën Meta: Keqardhje për Zaganjorin PD: Konsultime me aleatët që të hënën ta mbyllim cështjen e presidentit të ri", tha Meta.

Kreu i LSI-së theksoi se në këtë garë nuk përjashtohet asnjë emër, sepse nuk mund të paragjykohet askush, por e rëndësishme është që procesi kushtetues të jetë edhe një proces sa më konsensual.
Zgjedhja e presidentit
Rama: Gati për çdo komunikim me mazhorancën
Meta: Keqardhje për Zaganjorin
PD: Konsultime me aleatët

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›