Në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi "Për hartimin e Projektit të Zbatimit të segmentit rrugor Milot- Rrëshen, për mbledhjen e të dhënave bazë dhe për mbështetjen e studimit dhe të
Në mbledhjen e Qeverisë u miratua vendimi "Për hartimin e Projektit të Zbatimit të segmentit rrugor Milot- Rrëshen, për mbledhjen e të dhënave bazë dhe për mbështetjen e studimit dhe të projektimit të Rrugës Durrës- Kukës"
Për vetë rëndësinë që i është dhënë përmirësimit të lidhjeve infrastrukturore midis Shqipërisë dhe Kosovës, në Bashkëpunim më Bankën Botërore, janë në zhvillim e sipër procedurat për kryerjen e nje studimi fizibiliteti. Në përfundim të këtij studimi, do të jetë e mundur të përcaktohet varianti tekniko-ekonomik më i përshtatshëm për ndërtimin e aksit rrugor Durrës-Kukës-Morinë.
Rruga Milot-Rrëshen është segmenti i përbashkët i dy varianteve me të shkurtër të aksit rrugor Durrës-Kukës-Morinë. Varianti i Luginës së Fanit (180 km) mund të jetë varianti tekniko –ekonomik më i përshtatshëm nga variantet e tjerë që po studiohen.
Duke patur parasysh rëndësinë që ka ndërtimi sa më parë i këtij aksi rrugor, në bashkëbisedim me përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarë dhe specialistë vendas të ndërtimit të rrugëve, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacinit ka arritur në përfundim se punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Rrëshen duhet të fillojnë paralel hapave të tjerë që po ndërmerren. Kjo do të ishte një një kontribut i rëndësishëm në shkurtimin e afateve të përfundimit të të gjithë aksit dhe do të kishte një impakt pozitiv në përpjekjet për sigurimin e financimeve të nevojëshme për ndërtimin e segmenteve të tjera të këtij aksi. Ndërtimi i segmentit rrugor nuk cënon studimin e fizibilitetit që do të kryhet nga Banka Botërore.
Në mbështetje të këtij objektivi është shprehur edhe komuniteti i biznesit shqiptar. Shoqata e Ndertuesve të Shqipërisë dje ka derdhur kontributin e vet, për finacimin e projektit të zbatimit të segmentit Milot – Rrëshen. Për projektin e zbatimit dhe për mbështetjen logjistike për grumbullimin e të dhënave të domosdoshme për projektimin e pjesëve te tjera të këtij aksi, është i domosdoshëm një fond prej rreth 14.5 milionë dollarë. Ky fond do të përballohet nga buxheti i planifikuar për vitin 2002 për Ministrinë e Trasportit dhe Telekomunikacionit.
Projekti mendohet të kryhet nga një konsorcium firmash projektuese të propozuar nga Shoqata e Ndëruesve të Shqipërisë. Projekti i hartuar do të jetë sipas standarteve bashkëkohore, ai do të marrë parasysh perspektivën shumëvjeçare të shfrytëzimit të kësaj rruge. Projekti do të përfundojë brenda datës 30 tetor 2002.
Kështu Këshilli i Ministrave vendosi lejimin e Drejtorisë së Përgjithëshme të Rrugëve, që me fondin prej 24.500.000 lekësh, të përdorë procedurën "Prokurim i drejtpërdrejtë: me nje konsorcium projektuesish, të propozuar nga Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, për hartimin e projektit të zbatimit të segmentit rrugor Milot – Rreshen, për mbledhjen e të dhënave bazë, dhe mbështetjen e studimit dhe projektimit të rrugës Durrës- Kukës. Ky fond do të përballohet: 10 milion lekë dhuratë nga Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë; 14 milionë e pesëqind mijë lekë nga Buxheti i vitit 2002, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit.