Sot paradite, Zëvëndëskryeministri Skënder Gjinushi priti në një takim të veçantë Zëvëndëskryeministren e Republikës Popullore të Kinës, Wu Ui, e cila shoqërohet në këtë viztë nga
Sot paradite, Zëvëndëskryeministri Skënder Gjinushi priti në një takim të veçantë Zëvëndëskryeministren e Republikës Popullore të Kinës, Wu Ui, e cila shoqërohet në këtë viztë nga një numër i madh biznesmenësh kinezë.
Në fillim të takimit Zëvëndëskryeministri Gjinushi vlerësoi ardhjen në Shqipëri të Zëvëndëskryeministres kineze dhe delegacionit që e shoqëron, si një tregues i marëdhënieve të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, por edhe si një shtysë për forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre.
Në fjalën e saj, Zëvëndëskryeministrja Wu Ui theksoi se, "me anë të kësaj vizite shpresojmë t'i japim një shtysë të re marëdhënieve që ekzistojnë prej vitesh midis dy vendeve. Vlerësojmë sukseset që ka arritur qeveria shqiptare në zhvillimin ekonomik të vëndit, stabilitetin social dhe ekonomik.
Më tej, zyrtarja e lartë kineze tha se, "vlerësojmë politikën e jashtme që ndjek qeveria shqiptare, rolin e saj për stabilitetin në rajon, si dhe për përpjekjet për integrimin evropian. Në këtë kuadër vlerësojmë qëndrimin e qeverisë shqiptare për njohjen e një Kine. Midis Shqipërisë dhe Kinës nuk ka konflikte interesash, por marëdhëniet mes dy vendeve zhvillohen në përputhje me interesa afatgjata për zhvillimin ekonomik të dy vendeve."
Përsa i përket marëdhënieve ekonomike – tregtare mes Kinës e Shqipërisë Zëvëndëskryeministrja kineze theksoi se mes dy vendeve ka një histori të gjatë marëdhëniesh, me nje bilanc shkëmbimesh ne rritje vit pas viti. Keshtu, në vitin 2001 volumi I shkembimeve arriti në 16 milion USD. Të dy bashkëbiseduesit ishin të një mendimi se ky nivel është i ulët krahasuar me mundësitë e mëdha që ekzistojnë mes dy vendeve.
"Qeveria kineze, tha Wu Ui, dëshiron të nxisë më tej bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve, sidomos përsa i përket ardhjes së investimeve kineze në Shqipëri. Ajo permendi projektin e hidrocentralit të Bushatit që do t'i japë një hov të mëtejshëm këtyre marëdhënieve. Qeveria kineze mbështet iniciativat e sektorit privat kinez në Shqipëri. Më vjen mirë që vizita ime korrespondon me dhënien e lejes një firme kineze në Tiranë për të ndërtuar një qëndër biznesi në kuadër të një investimi prej 5 milion USD."
Nga ana e tij, Zëvëndëskryeministri Gjinushi shprehu vlerësimin që qeveria shqiptare ka për marëdhëniet që ekzistojnë mes Kinës e Shqipërisë. "Vitet e fundit, tha Zëvëndëskryeministri Gjinushi, këto marëdhënie kanë njohur një rritje të konsiderueshme. Mes Kinës dhe Shqipërisë ekzistojnë një numër marrëveshjesh. Qeveria shqiptare është e mendimit që ato duhen shtuar në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të marëdhënieve mes dy vendeve, por sidomos atyre ekonomike-trregtare. Qeveria shqiptare deshiron një prani akoma më të madhe të investimeve kineze në Shqipëri, pasi mendojmë se pozicioni gjeografik i Shqipërisë në Evropë është shumë i favorshëm për shtrirjen e mëtejshme të tyre," tha z. Gjinushi
Në fund të bisedimeve, u organizua një ceremoni për nënshkrimin e dokumentit të një ndihme falas prej 10 milion Juan dhënë Bashkisë së Tiranës nga qeveria kineze.