E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Pandeli Majko priti sot ne Keshillin e Ministrave Keshilltaren e Shtetit te Republikes Popullore te Kines, znj. Wu Yi dhe delegacionin qe e shoqeronte. Forcimi i marredhenieve dypaleshe,

Kryeministri Pandeli Majko priti sot ne Keshillin e Ministrave Keshilltaren e Shtetit te Republikes Popullore te Kines, znj. Wu Yi dhe delegacionin qe e shoqeronte. Forcimi i marredhenieve dypaleshe, zgjerimi I shkembimeve ekonomiko-tregtare, politikat konstruktive te secilit vend ne rajonet respektive ishin temat qe u trajtuan ne kete takim.
Kjo eshte vizita e pare e nje niveli te tille kaq te larte qe realizohet ne Shqiperi gjate ketyre 10-12viteve te fundit, u shpreh Kryeministri Majko.

Ajo deshmon vullnetin e qeverive te te dy vendeve tona per forcimin e bashkepunimit me interes te ndersjelle.
Zv/Kryeministrja kineze Yi I percolli fillimisht Kryeministrit Majko pershendetjet e Kryeministrit Kinez, Zhu Rong Zhi. Ajo theksoi se bashkepunimi midis dy vendeve tona ka shenuar rritje vitet e fundit. Si
rezultat I ketij bashkepunimi Kina I ka dhuruar Shqiperise rreth 26 milion juan qe nga viti 1992, duke I shtuar atyre edhe 10 milion te tjere te cilat iu
dhuruan sot Bashkise se Tiranes. Ne deshirojme te forcojme bashkepunimin ekonomiko-tregtar me Shqiperine, vijoi Zv/Kryeministrja kineze. Ndaj, ne
viziten time ne Shqiperi kam marre me vehte edhe 40 industrialiste dhe tregtare te fuqishem kineze, per te realizuar edhe ata kontaktet e tyre, per te
percaktuar fushat ku mund te investojne. Ne kemi percaktuar disa fusha prioritare bashkepunimi me Shqiperine, tha ajo, sic eshte ndertimi I
Hidrocentralit te Bushatit dhe disa objekte te tjere. Jemi te gatshem qe kete bashkepunim ta zgjerojme.

Kryeministri Majko e falenderoi perfaqesuesen e larte te Kines per ndihmen qe vendi I saj I ka akorduar ne vite Shqiperise. Bashkepunimin ne fushen e
teknologjise Kryeministri Majko e konsideroi si nje fushe tjeter me interes, mbasi nje pjese e industrise ekzistuese ne vendin tone bazohet ne teknologjine kineze. Me tej, Kryeministri Majko ritheksoi edhe nje
here politiken e nje Kine qe Shqiperia ka ndjekur ne vijimesi, duke u shprehur edhe per rolin qe Kina luan per stabilitetin dhe paqen ne bote, por edhe ne Ballkan, nepermjet pranise se saj ne Keshillin e Sigurimit te OKB. Znj. Yi pershendeti, ne emer te Qeverise kineze, politikat konstruktive te Shqiperise ne sherbim te paqes dhe stabilitetit ne rajonin e Ballkanit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›