E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Pandeli Majko ka marre sot nje leter nga Presidenti I Bankes Boterore, James D. Wolfensohn, ne te cilen pershendeten arritjet e Qeverise shqiptare per realizimin e reformave te gjithanesh

Kryeministri Pandeli Majko ka marre sot nje leter nga Presidenti I Bankes Boterore, James D. Wolfensohn, ne te cilen pershendeten arritjet e Qeverise shqiptare per realizimin e reformave te gjithaneshme ne vend si dhe shprehet gadishmeria per te forcuar bashkepunimin midis Shqiperise dhe Bankes Boterore edhe ne te ardhmen.
"Jam I impresionuar nga progresi qe Shqiperia ka bere qe nga viti 1997 dhe jam gjithashtu I kenaqur qe Shqiperia ka percaktuar rrugen e saj te zhvillimit afatgjate. Do te desha te pergezoja Qeverine shqiptare dhe partneret e saj te shoqerise civile per punen e bere per pergatitjen e Strategjise per Zhvillimin e vendit dhe Uljen e Varferise (GPRS), thuhet ne letren qe Presidenti I Bankes Boterore I dergon Kryeministrit shqiptar. Dokumenti I Strategjise per Zhvillimin dhe Uljen e Varferise ne Shqiperi eshte I vetmi dokument I plote ne te gjithe Evropen dhe Azine Qendrore, cka deshmon angazhimin serioz te Qeverise shqiptare dhe te pertnereve te saj te shoqerise civile per ta zbatuar ate me sukses ne praktike, ne menyre qe Shqiperia te arrije rezultatet e pritshme dhe te realizoje objektivat qe I ka percaktuar vetes.

Banka Boterore, thuhet ne vijim ne leter, eshte e gatshme te vazhdoje edhe ne te ardhmen mbeshtetjen ndaj Shqiperise, duke perfshire dhe venien ne jete te Strategjise per Zhvillim dhe Ulje te Varferise. Banka Boterore do te vazhdoje bashkepunimin e ngushte me Shqiperine per te mbeshtetur prioritetet e zhvillimit te saj, perfundon letra qe Presidenti I Bankes Boterore, z. Wolfensohn, I dergon Kryeministrit Pandeli Majko.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›