E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme: V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GA

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (EBRD), QË LIDHET ME MARRËVESHJEN E KREDISË, NDËRMJET KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (EBRD), NË KUADËR TË PROGRAMIT TË KOMUNITETIT TË ENERGJISË SË EUROPËS JUGLINDORE"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), që lidhet me marrëveshjen e kredisë, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), në kuadër të programit të komunitetit të Energjisë së Europës Juglindore", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (EBRD), QË LIDHET ME MARRËVESHJEN E KREDISË, NDËRMJET KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (EBRD), NË KUADËR TË PROGRAMIT TË KOMUNITETIT TË ENERGJISË SË EUROPËS JUGLINDORE

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), që lidhet me marrëveshjen e kredisë, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), në kuadër të programit të komunitetit të Energjisë së Europës Juglindore.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *
V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESË FONDI DISA NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE, PËR MARRJEN E MASAVE PËR PARANDALIMIN E EMERGJENCAVE CIVILE DHE PËR REHABILITIMIN E DËMEVE TË SHKAKTUARA, NË PRONËN PUBLIKE DHE MJEDISIN, SI DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.652, DATË 27.9.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR NJË SHTESË FONDI DISA NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE, PËR REHABILITIMIN E INFRASTRUKTURËS SË DËMTUAR NGA FATKEQËSITË NATYRORE, SI DHE MARRJEN E MASAVE PËR PËRBALLIMIN E EMERGJENCAVE CIVILE"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", dhe të neneve 31 e 32/a, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, "Për emergjencat civile", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Njësive të mëposhtme të qeverisjes vendore, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t'u jepet fondi shtesë, si më poshtë vijon:

a) Këshillit të qarkut të Beratit, 26 000 000 (njëzet e gjashtë milionë) lekë, nga të cilat:

i) 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) lekë, për mbrojtjen nga gërryerjet e shpatit në segmentin e rrugës Berat-Bilçe, mbi lumin Osum;

ii) 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Osum, në Urën Vajgurore.

b. Bashkisë së Kuçovës, në qarkun e Beratit, 400 000 (katërqind mijë) lekë, për mënjanimin e dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut në një segment të rrugës "Stanisllav Zuber".

c. Këshillit të qarkut të Dibrës, 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për mënjanimin e rrëshqitjes së dheut dhe për riparimet në rrugët komunare Qafë-Murrë, Pjukë-Bruç, Përroi i Brakës-Derjan, si dhe për rikonstruksionet e urave në Zall-Sopot, Zerqan dhe Kurvajë-Bruç.

ç. Bashkisë së Librazhdit, 5 500 000 (pesë milionë e pesëqind mijë) lekë, për masa mbrojtëse dhe sistemim nga gërryerjet nga përrenjtë në lagjen Stacioni i Trenit.

d. Komunës Kushovë, në qarkun e Elbasanit, 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga rrëshqitja e dheut në rrugën komunare Sotirë-Kërpicë.

dh.Komunës Kodovjat, në qarkun e Elbasanit, 5 500 000 (pesë milionë e pesëqind mijë) lekë, për ndërtimin e mureve mbajtëse në rrugën komunare Bersnik-Sipër-Kishtë dhe Mashan-Broshtan.

e. Komunës Levan, në qarkun e Fierit, 5 000 000 (pesë milionë) lekë, nga të cilat:

i) 2 000 000 (dy milionë) lekë, për ndërtimin e murit mbajtës në Levan;

ii) 3 000 000 (tre milionë) lekë, për rikonstruksionin e urës në Qarr, te rruga kombëtare.
ë) Komunës Lazarat, në qarkun e Gjirokastrës, 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë, për gritjen e një prite mbrojtëse nga përroi i Lazaratit dhe ndërtimin e një ure për këmbësorë mbi lumin Suhë.
f) Komunës Dropull i Poshtëm, në qarkun e Gjirokastrës, 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, për masa mbrojtëse nga përroi i Derviçianit.
g) Komunës Frashër, në qarkun e Gjirokastrës, 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, për rikonstruksionin e tre segmenteve të rrugëve komunare, të dëmtuara nga reshjet e shiut.
gj)Këshillit të qarkut të Gjirokastrës, 1 100 000 (një milion e njëqind mijë) lekë, për rikonstruksionin e Urës së Subashit.
h) Komunës Cepo, në qarkun e Gjirokastrës, 3 000 000 (tre milionë) lekë, për rikonstruksionin e Urës së Sipërme dhe të argjinaturës së Urës së Poshtme, në fshatin Zhulat.
i) Bashkisë së Korçës, 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, për riparimin e sistemimin e rrugës "Koli Tupa" dhe të kanalizimeve të saj, si dhe për riparimin e rrugëve "Dhimitër Denasi" e "Theodhoraq Saro".
j) Komunës Progër, në qarkun e Korçës, 4 000 000 (katër milionë) lekë, për ndërtimin e murit mbajtës në brigjet e përroit të Vranishtit dhe të një prite mbrojtëse.
k) Komunës Drenovë, në qarkun e Korçës, 5 000 000 (pesë milionë) lekë, nga të cilat:
i) 1 000 000 (një milion) lekë, për ndërtimin e murit mbajtës, në fshatin Mborje;
ii) 4 000 000 (katër milionë) lekë, për sistemimin e përroit të Kodhelit, fshati Mborje.
l) Bashkisë së Shkodrës, 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, për realizimin e fazës së dytë të projektit për mbrojtjen, nga gërryerja, e brigjeve të lumit Drin, lagjia Bahçallëk.
ll) Komunës Gruemirë, në qarkun e Shkodrës, 4 500 000 (katër milionë e pesëqind mijë) lekë, për rikonstruksionin e rrugës komunare Gruemirë-Kurtaj.
m) Komunës Shosh, në qarkun e Shkodrës, 3 000 000 (tre milionë) lekë, për ndërtimin e murit mbajtës, Prroni i Pyllës-Kthesa e Pepajve.
n) Komunës Kastrat, në qarkun e Shkodrës, 4 000 000 (katër milionë) lekë, për rikonstruksionin e rrugës komunare Gashaj-Makset.
o) Komunës Qendër-Koplik, në qarkun e Shkodrës, 4 000 000 (katër milionë) lekë, për sistemimin e ujërave të bardha.
p) Komunës Fierzë, në qarkun e Shkodrës, 3 000 000 (tre milionë) lekë, për riparimin e rrugës komunare Gralisht-Stramë.
q) Komunës Ndroq, në qarkun e Tiranës, 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për disiplinimin e ujërave sipërfaqësore dhe për ndërtimin e murit mbajtës në vendin e quajtur "Përroi i Jevgut".
r) Njësisë bashkiake nr.1, Tiranë, 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për rikonstruksionin dhe sistemimin e kanalit të ujërave të bardha, Shkozë.

2. Fondi prej 175 000 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Në vendimin nr.652, datë 27.9.2006, të Këshillit të Ministrave, "Për një shtesë fondi disa njësive të qeverisjes vendore për rehabilitimin e ifrastrukturës së dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore, si dhe marrjen e masave për përballimin e emergjencave civile", paragrafi, që parashikon shtimin e fondit prej 2 900 000 (dy milionë e nëntëqind mijë) lekësh, për komunën Karbunarë, në qarkun e Fierit, shfuqizohet.

4. Ngarkohen ministri i Financave, Ministri i Brendshëm, prefektët e qarqeve përkatëse dhe organet e njësive të qeverisjes vendore, të sipërpërmendura, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, PËR REALIZIMIN E NJË QENDRE SHËRBIMESH DHE TË NJË RRJETI TELEMATIK PËR UNIVERSITETET

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për realizimin e një qendre shërbimesh dhe të një rrjeti telematik për universitetet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË VEÇANTË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SUEDISË, PËR PROJEKTIN E MBËSHTETJES SË MENAXHIMIT TË SHPENZIMEVE PUBLIKE, FAZA III

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së veçantë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Suedisë, për projektin e mbështetjes së menaxhimit të shpenzimeve publike, faza III, në shumën 8 547 000 (tetë milionë e pesëqind e dyzet e shtatë mijë) korona suedeze.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

TRANSFERIM DHE SHTESË FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR MINISTRINË E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21, 27, e 29, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", dhe të nenit 16, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nga buxheti i miratuar për vitin 2006, zëri "Shpenzime korrente", për programin "Planifikim, menaxhim, administrim", të përdorë fondin prej 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) lekësh, për shlyerjen e pagave të punonjësve, që do të dalin tepër nga ristrukturimi i institucioneve kërkimore, në varësi të saj.

2. Në buxhetin e vitit 2006, miratuar për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të transferohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, nga programi "Planifikim, menaxhim, administrim", zëri "Rikonstruksion", në programin "Mbështetje për gjeoshkencat", për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, në zërin "Studime e projektime".

3. Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, zëri "Studime e projektime", t'i shtohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh, për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar.

4. Fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

5. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2006, MIRATUAR PËR mINISTRINË E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË UNESCO-S, "RESTAURIMI I QENDRËS HISTORIKE TË GJIROKASTRËS"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", dhe të nenit 12, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, zëri "Investime", artikulli "231", t'i shtohet fondi prej 120 000 000 (njëqind e njëzet milionë) lekësh, për financimin e projektit të UNESCO-s, "Restaurimi i qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës".

2. Transferimi i fondit, për llogari të UNESCO-s do të bëhet pas miratimit të marrëveshjes, ndërmjet kësaj organizate ndërkombëtare dhe Këshillit të Ministrave.

3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

4. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.711, DATË 27.12.2001, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR STRUKTURAT DHE NIVELET E PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS QENDRORE, ADMINISTRATËS SË PRESIDENTIT DHE KUVENDIT DHE DISA SHTESA E NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.726, DATË 21.12.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR PAGAT E PUNONJËSVE TË INSTITUCIONEVE BUXHETORE", NDRYSHUAR ME VENDIMET NR.39, DATË 26.1.2001, NR.158, DATË 22.3.2001, NR.167, DATË 30.3.2001, NR.174, DATË 30.3.2001, NR.197,
DATË 6.4.2001, NR.358, DATË 31.5.2001, DHE NR.424, DATË 11.6.2001, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 18 e 29, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, "Statusi i nëpunësit civil", dhe të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 6/1, të vendimit nr.711, datë 27.12.2001, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, lidhja nr.3 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin, numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 shtator 2006.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DISA TRUPAVE USHTARAKE SLLOVENE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, "Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit", me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e një njësie ushtarake sllovene, të përbërë nga 6 (gjashtë) trupa dhe 3 (tre) mjete të kalojë tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë-Thanë - Porti i Durrësit - Qafë-Thanë, në datat 14-15 nëntor 2006.

Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë do të jetë pika e kalimit të kufirit në Qafë-Thanë. Pikat e daljes do të jenë Porti i Durrësit dhe pika e kalimit të kufirit në Qafë-Thanë.

2. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre", ratifikuar me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

3. Trupat sllovene, gjatë itinerarit të lëvizjes, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

4. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.37, DATË 28.1.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E REPARTIT TË INSPEKTIM-SHPËTIM- MINIERA"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14, të ligjit nr.8741, datë 15.2.2001, "Për sigurinë në punë, në veprimtarinë minerare", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 10, e vendimit nr.37, datë 28.2.2002, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

"10. Struktura organizative e repartit të inspektim-shpëtim-miniera (RISHM) të jetë sipas pasqyrës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.".

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.198,
DATË 5.4.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR PRANIMET NË UNIVERSITETET DHE SHKOLLAT E LARTA, PËR VITIN AKADEMIK 2006-2007, NË SISTEMIN ME KOHË TË PLOTË, DHE PËR PËRCAKTIMIN E TARIFËS SË SHKOLLIMIT, NË SISTEMIN ME KOHË TË PLOTË", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 24, 31 e 42, të ligjit nr.8461, datë 25.2.1999, "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.198, datë 5.4.2006, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime e shtesa:

a) Fjalia e dytë, e pikës 7, ndryshohet, si më poshtë vijon:

"Masa e tarifës së shkollimit, për studentët, që ndjekin studimet në degë të dytë, të përcaktohet me udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Financave.".

b) Pas pikës 10 të shtohen pikat 10.1 dhe 10.2, me këtë përmbajtje:

"10.1. Studentët, që ndjekin studimet, sipas fakulteteve dhe degëve përkatëse, me kuota dytësore, të përjashtohen, në të gjitha vitet e shkollimit, nga tarifa e veçantë e shkollimit.

10.2. Tarifa e shkollimit, e përcaktuar për kuotën e pranimit, për studentët, të cilët janë regjistruar me kuotë dytësore, në fakultete dhe degë të ndryshme, të shkollave të larta, përpara vitit akademik 2006-2007, të reduktohet në masën e kuotës kryesore.".

c) Pika 11 të ndryshohet, si më poshtë vijon:

"11. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi, e cila duhet të jetë tarifë shkollimi me kuotë kryesore ose me degë të dytë. Studentët përsëritës i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi, me kuotë kryesore ose me degë të dytë, të vitit akademik 2006-2007.".

ç) Pika 13 të ndryshohet, si më poshtë vijon:

"13. Studentët, që kërkojnë të transferojnë studimet nga arsimi i lartë jopublik, në arsimin e lartë publik, brenda sistemit tonë të arsimit të lartë (vite të ndërmjetme), si dhe ata nga jashtë Republikës së Shqipërisë, i nënshtrohen tarifës së shkollimit të barabartë me tarifën e kuotave kryesore, duke filluar nga viti akademik 2006-2007.".

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga ndryshimi i tarifës së shkollimit, të përballohen nga buxheti vjetor, i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

3. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PROCEDURAT E MBLEDHJES, TË PËRPUNIMIT DHE ADMINISTRIMIT TË KËRKESAVE TË SUBJEKTEVE TË SHPRONËSUARA GJATË PROCESIT TË NJOHJES, KTHIMIT APO KOMPENSIMIT TË PRONËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 15, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Mbledhja e të dhënave

1. Subjektet e shpronësuara, sipas përcaktimit të nenit 3, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, paraqesin pranë zyrave rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qark kërkesën e argumentuar për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës, si dhe dokumentacionin e nevojshëm, me të cilin provojnë pretendimet e tyre.

2. Kërkesa e argumentuar për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës duhet të jetë sipas formularit tip, që miratohet nga drejtori i Përgjithshëm.

3. Dokumentacioni shoqërues, që vërteton pronësinë e subjektit të shpronësuar, përbëhet nga:

a) dokumentacioni ligjor, i cili përmban, sipas rastit;

i) vërtetimin e pronësisë, të lëshuar nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për efekt të kthimit dhe kompensimit të pronave;
ii) dokumentin kadastral (pranë zyrave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës, në këshillin e qarkut);
iii) vendimin gjyqësor të formës së prerë së bashku me hartën e pasurisë, të vulosura me vulën e gjykatës;
iv) dokumentin, që vërteton heqjen ose marrjen e së drejtës së pronësisë së subjektit të shpronësuar nga shteti, sipas akteve, ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë, që nga data 29.11.1944, apo dokumentin për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë, të krijuara përpara datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestruar sipas nenit 14, të ligjit nr.37, datë 13.1.1945, "Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës";
v) vendimet e mëparshme të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të marra sipas ligjeve nr.7698, datë 15.4.1993, "Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve", dhe nr.7699, datë 21.4.1993, "Për kompensimin në vlerë ose me troje të ish-pronarëve të tokave bujqësore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve", vendimet e Komisionit/Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të marra sipas ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, të cilat janë marrë përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.9583, datë 17.7.2006, "Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar;
vi) dokumentin nga arkiva hipotekore (pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme);
vii) dokumentin nga Arkivi i Shtetit Shqiptar (kur dokumentet, hipotekore apo kadastrale, janë të depozituara në të, si dhe dokumentet, që vërtetojnë shpronësimin, konfiskimin apo shtetëzimin e pronës);
viii) dekretet e Presidentit, me objekt shpronësimin e ish-pronarëve;
ix) çdo dokument tjetër ligjor, i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes.

b) dokumentacioni hartografik për pozicionin gjeografik të pronës, i cili paraqitet në dy forma, i mëparshmi dhe aktuali.

• Dokumentacioni hartografik i mëparshëm përmban planvendosjen e pronës, e cila mund të sigurohet nga:

i) ministria përgjegjëse për punët publike, e cila ka në varësi arkivin qendror teknik dhe degët e saj në rrethe;
ii) departamenti i shërbimit të tokës dhe ujit (ish-Instituti i Studimit të Tokave) në QTTB, Fushë-Krujë;
iii) Arkivi i Shtetit Shqiptar;
iv) Drejtoria e Shërbimit Pyjor (arkivi i kadastrës pyjore);
v) bashkia/qarku (arkivi hartografik i urbanistikës);
vi) këshilli i qarkut (zyra e administrimit dhe mbrojtjes së tokës).

• Dokumentacioni hartografik aktual përmban hartën aktuale, në varësi të vendit të pronës së pretenduar. Harta mund të sigurohet në një nga institucionet e mëposhtme:

i) Zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të gjitha zonat urbane dhe për zonat rurale, ku është bërë regjistrimi;
ii) Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, për pyjet dhe kullotat, dhe tokat e tjera jobujqësore;
iii) Këshillin e qarkut (zyra e administrimit dhe mbrojtjes së tokës) për tokat bujqësore, të paregjistruara, dhe tokat e tjera jobujqësore;
iv) Njësitë e legalizimit, pranë organeve të qeverisjes vendore apo Agjencia e Legalizimeve dhe Urbanizimit të Zonave Informale (ALUIZNI), të krijuara sipas ligjit nr.9482, datë 16.2.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje".

4. Subjektet e shpronësuara mund të paraqesin ankesën e argumentuar kundër vendimeve të zyrave rajonale të AKKP-së, në qark, sipas afateve të përcaktuara në nenin 18, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, në zyrën qendrore të AKKP-së. Kjo ankesë duhet, detyrimisht, të shoqërohet me këto dokumente:

a) Kërkesën ankimore të subjektit të shpronësuar, sipas dhe në zbatim të formularit tip, të miratuar nga drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së;
b) Kopjen e vendimit, i cili ankimohet;
c) Prokurën e posaçme, për rastet kur ankuesi përfaqësohet nga një person i tretë;
ç) Dokumentin e identifikimit të subjektit të shpronësuar apo të përfaqësuesit të tij, të pajisur me prokurë të posaçme;
d)Çdo dokument tjetër, ligjor dhe hartografik, të nevojshëm për zgjidhjen e drejt të çështjes.

5. Subjekti i shpronësuar paraqet pranë AKKP-së në qendër, kërkesën e argumentuar për kompensimin e pronës, shoqëruar me dokumentacionin, si më poshtë vijon:

a) Kërkesën e nënshkruar të subjektit të shpronësuar apo të përfaqësuesit të tij me prokurë, sipas dhe në zbatim të formularit tip, të përcaktuar nga drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së, në të cilën përcaktohet edhe njëra nga format e kërkuara të kompensimit, të parashikuara në nenin 11, të ligjit;
b) Vendimin e zyrës rajonale të AKKP-së, në qark, apo të ish-komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave për pasurinë e paluajtshme, të njohura për t'u kompensuar;
c) Deklaratën personale për heqje dorë nga e drejta e parablerjes, sipas formularit tip, të përcaktuar nga drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së.

II. Administrimi i kërkesave

1. Subjektet e shpronësuara mund të depozitojnë kërkesën/ankesën për njohje, kthim apo kompensim të pronës, si dhe dokumentacionin shoqërues të saj, në mënyrë të drejtpërdrejtë, në zyrat e AKKP-së, në qendër apo qark, apo nëpërmjet shërbimit postar.

2. Çdo subjekt i shpronësuar vetëm pas plotësimit të të gjithë dokumentacionit të nevojshëm dhe dorëzimit të kërkesës, në mënyrë të drejtpërdrejtë, në sekretarinë e zyrave rajonale të AKKP-së, në qark apo në qendër, do të pajiset me vërtetimin përkatës, për numrin e protokollit të dosjes së regjistruar. Ky vërtetim ka numrin e protokollit të kërkesës, që i është vënë në çastin e dorëzimit në organet kompetente.

3. Kërkesat e subjekteve të shpronësuara, të cilat administrohen nëpërmjet shërbimit postar dhe kanë mangësi në dokumentacionin tekniko-ligjor, shoqërues të saj, gjë e cila bën të pamundur vlerësimin e tyre, do t'i kthehen kërkuesit në adresën e dhënë, duke i sqaruar dhe duke kërkuar plotësimin e dokumentacionit, sipas kërkesave të këtij vendimi. Kërkesa, së cilës mungon adresa e saktë postare, vlerësohet jo e mirëqënë dhe riaktivizohet vetëm me interesimin e kërkuesit pranë zyrave të AKKP-së, në qendër apo qark.

4. Zyrat e AKKP-së, në qendër apo qark, administrojnë dhe pranojnë kërkesat e subjekteve të shpronësuara, kundrejt tarifave të caktuara. Këto tarifa caktohen me urdhër të përbashkët të ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave.

III. Përpunimi i dokumentacionit

1. Zyra e AKKP-së, në qark apo qendër, në varësi të objektit të kërkesës, plotëson dokumentacionin e nevojshëm për trajtimin e pronave të paluajtshme, që do të njihen, kthehen apo kompensohen, duke kërkuar dokumentet e nevojshme nga institucione të treta, për vërtetimin e gjendjes, juridike apo fizike, të pronës, si dhe konfirmimin e dokumentacionit tekniko-ligjor.

Ky dokumentacion, sipas rastit, do të kërkohet nga njëra ose disa nga institucionet e mëposhtëme:

a) Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP), për gjendjen juridike të pronës;
b) Njësitë e qeverisjes vendore, për pronat, që i shërbejnë një interesi publik dhe për të cilat bëhet propozimi për tjetërsim;
c) Bashkia (drejtoria e përgjithshme e urbanistikës), komuna, këshilli i qarkut (drejtoria e urbanistikës apo njësitë e legalizimit, për konfirmimin e gjendjes së trojeve dhe të ndërtesave;
ç) Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës apo organet në varësi të saj, për pronat e përmbytura nga hidrocentralet dhe, nëse për këto prona ka patur përfitim sipas legjislacionit për shpronësimet për interes publike;.
d) Ministri/at dhe institucionet e tjera shtetërore;
dh) Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale;
e) Enti Kombëtar i Banesave;
ë) Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;
f)Çdo institucion tjetër shtetëror, i cili ka në administrim pronën apo që mund të japë informacion për të.

2. Të gjitha kërkesat për njohje dhe kthim, të paraqitura pranë zyrave të AKKP-së, në qendër apo qark, shqyrtohen sipas rendit kronologjik të paraqitjes së tyre. Mënyra e trajtimit, shqyrtimit, si dhe e dhënies së vendimit për kërkesat apo ankesat e subjekteve të shpronësuara, është në përputhje me nenet 15, 16, 17 e 18, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", të ndryshuar, me vendimin nr.566, datë 28.8.2006, "Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave", si dhe me aktet e brendshme, të nxjerra nga drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së.

3. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në qendër apo qark, pas shqyrtimit të kërkesës dhe marrjes së vendimit, pajis subjektet e shpronësuara me dokumentin përkatës për njohjen, masën dhe mënyrën e kthimit ose kompensimit të pronësisë.

4. Ngarkohet Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN EÇMIMIT TË SHITJES SË TRUALLIT, PRONË SHTETËRORE, FAMILJEVE, QË TRAJTOHEN ME STREHIM NGA SHTETI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, "Për shitblerjen e trojeve", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Çmimi i shitjes së truallit për banesat, që ndërtohen me fondet publike, të përcaktohet në bazë të vlerave mesatare të shitblerjeve, të marra nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për transaksionet e kryera gjatë tre muajve të fundit në zonën përkatëse, me kërkesë të subjektit të interesuar.

2. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës, i dërgon subjektit të interesuar çmimin për m2 të shitjes së truallit, në zonën përkatëse.

3. Kur zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme nuk ka të dhënat e kërkuara në pikën 2, të këtij vendimi, çmimi i shitjes së truallit, pronë shtetërore, përcaktohet nga komisioni i vlerësimit të truallit, pranë organeve të qeverisjes vendore, sipas vendimit nr.169, datë 13.3.2003, të Këshillit të Ministrave, "Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit dhe të shitjes së trojeve të ndërmarrjeve shtetërore, që i nënshtrohen privatizimit ose transformimit të tyre në shoqëri tregtare".

4. Komisioni, brenda 20 ditëve, të përcaktojë vlerën mesatare të shitjes së truallit, në bazë të sondazheve për kërkesë-ofertën e tregut për shitblerjen e trojeve në zonën përkatëse dhe t'ia dërgojë të dhënat subjektit të interesuar.

5. Për familjet, me të ardhura mujore jo më shumë se 9 000 (nëntë mijë) lekë për frymë, që trajtohen me banesë, me kosto të ulët, nga Enti Kombëtar i Banesave, vlera e truallit të llogaritet sipas pikës 6, të këtij vendimi.

6. Për familjet e trajtuara nga Enti Kombëtar i banesave përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, çmimi i shitjes së truallit të jetë për:

a) qytetin e Tiranës, 1 600 lekë/m2;
b) zonat urbane, me popullsi nën 20 000 banorë, 320 lekë/m2;
c) zonat urbane, me popullsi mbi 20 000 banorë, 480 lekë/m2.

7. Numri i popullsisë së zonës urbane përcaktohet nga të dhënat e INSTAT-it.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, organet e qeverisjes vendore, Enti Kombëtar i Banesave dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›