E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne mbremje miqesorja Shqiperi- Maqedoni

Kombetarja e Shqiperise do te zbrese sot ne oren 1800 ne stadiumin Skenderbeu te Korces per miqesoren kunder Maqedonise e cila eshte dhe ndeshja e fundit per skuadren kuqezi per kete vit. Mungesat e shumta si pasoje e demtimeve i kane hapur rrugen aktivizimit te futbollisteve te rinj nderkohe qe trajneri Josip Kuzhe ne konferencen e fundit per shtyp ka kerkuar maksimumin nga skuadra e tij duke e cilesuar Maqedonine nje test te vertete perpara sfides se ardhshme ne eliminatoret e Euro 2010.

Kemi perpara nje ndeshje futbolli qe duhet ta fitojme per te ruajtur atmosferen pozitive por ne te njejten kohe eshte dhe nje test i rendesishem per ndeshjen e ardhshme eliminatore kunder Bjellorusise. Dua te shoh disa lojtare dhe do te krijoj mundesi per te gjithe ka bere te ditur Josip Kuzhe.

Trajneri kroat nuk ka dyshime ne lidhje me formacionin qe do te zbrese ne fushe nga minuta e pare ne modulin 4-4-1-1.
Mungesa e Arjan Beqaj ka bere qe porta ti besohet Samir Ujkanit ndersa perpara tij do te rreshtohen Lila Vangjeli Dallku dhe Teli i cili do te marre vendin e Lorik Canes ne qender te mbrojtjes. Rikthimi i kapitenit Altin Lala jep siguri ne mesin e fushe ku bashke me te ne qender do te luaje Bulku ndersa krahet do ti besohen Muzakes dhe Agollit. Nje mungese e rendesishme eshte ajo e Ervin Skeles ndersa ne vendin e tij do te pozicionohet Klodian Duro qe do te mbeshtese Hamdi Salihin te vetem ne rolin e sulmuesit te mirefillte.

Miqesorja kunder Maqedonise eshte fundit per Shqiperine ne vitin 2010 ndersa ne muajin shkurt kombetarja kuqezi do te prese Bjellorusine per eliminatoret e Euro 2012 ne grupin D.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›