Itali-Rumani/ Prandeli Baloteli do shkelqeje me rumunet
ezare Prandeli nuk ka dashur te fshehe asgje dhe ne prag te miqesores me Rumanine ka zbuluar formacionin e te kalterve me Balotelin Rosin dhe Diamantin ne sulm. Trajneri i Kombetares italiane ka shpjeguar se SuperMario do te veshe fanellen me numrin 10-e te Antonio Kasanos Baloteli eshte shume i motivuar eshte mire fizikisht dhe ka deshire qe te tregoje te gjitha aftesite e tij. Jam i bindur se do te beje nje paraqitje te mire. Rumania Ata jane rivale te frikshem edhe pa Mutune. Por une pres qe lojtaret e mi te tregojne cilesi dhe fantazi ne fushen e gjelber. Pres shume nga skuadra persa i perket profilit te ndertimit te manovrave por duhet te ruajme perqendrim maksimal dhe distancen e duhur mes reparteve. Preferoj me shume te shikoj ne fushe nje skuader qe ben shume kundersulme pasi nuk dua qe te mite te jene te ndrojtur ne sulm. Rumania luan nje futboll te organizuar dhe ben shume presing. Ka ne dispozicion lojtare me shume eksperience ne kampionatet europiane dhe per kete arsye nuk duhet te nenvleresojme asnjerin prej tyre. Me pas Prandeli ka vazhduar komentin e tij duke u ndalur serish te Baloteli dhe tek Rosi. Mario dhe Xhuzepe jane dy lojtare nga te cilet dua te marr pergjigje te rendesishme. Formacionet e mundshme
Itali 4-3-1-2 Viviano Balzareti Ranokia Bonuci Santon Mauri Ledezma Akuilani Rosi Baloteli Diamanti. Tr Prandeli
Rumania 4-4-2 Pantilmon Maftei Kivu Goian Rat Ilie Ropotan Aleksa Torje Bucur Marika. Tr Lucesku