E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donadoni trajneri i ri i Kaljarit

Klubi i Kaljarit ka shkarkuar zyrtarisht nga detyra e trajnerit te skuadres se saj teknikun Pierpaolo Bisoli duke e zevendesuar ate me ish-trajnerin e Kombetares italiane Roberto Donadoni. Tekniku i ri i skuadres kuqeblu i cili u paraqit dje perpara mediave italiane eshte shprehur i lumtur qe i eshte rikthyer fushes por mbi te gjitha ka treguar se eshte me i motivuar se kurre per te punuar sa me mire me skuadren kaljaritane Jam shume i lumtur qe po i rikthehem profesionit tim te trajnerit - ka thene ish-trajneri i kombetares Roberto Donadoni - Pas nje bashkebisedimi me presidentin elino vendosa ta pranoja menjehere kete detyre. Me klubin e Kaljarit kam firmosur nje kontrate nje vjecare me te drejten e rinovimit per nje vit tjeter. Ky propozim per mua ka ardhur ne momentin e duhur sepse tani kam gjetur forcat e nevojshme per ta nisur gjithcka nga e para. Te merkuren do kem kontaktin e pare me skuadren dhe vetem atehere do mund te krijoj pershtypjet e para te asaj ka thene ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›