E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus shpreh interes per Shaqirin

Klubi i Zonjes se Vjeter dhe drejtuesit e saj kane filluar qe tani te mendojme per te ardhmen. Drejtori i pergjithshem i Juventusit Xhuzepe Marota ka nje vizion dhe do ta perforcoje skuadren bardhezi per sezonet ne vazhdim me lojtare te talentuar dhe te forte fizikisht por mbi te gjitha te rinj ne moshe. Dhe pikerisht ketu nis hetimi i te perditshmes italiane TuttoSport sipas te ciles Juventusi dhe drejtori i saj i pergjithshem Xhuzepe Marota po interesohen per futbollistin me origjine kosovare Xherdan Shaqiri i cili aktualisht luan ne skuadren zvicerane te Bazelit. Mesfushori 19-vjecar eshte nje nder objektivat kryesore te Juventusit por edhe klubeve me me ze ne Europe si Bajern dhe Volfsbug. Xherdan Shaqiri eshte nje futbollist i talentuar i cili me Kombetaren zvicerane ka ndeshkuar me gol kombetaren e Anglise gjithashtu edhe skuadrat e Romes dhe Bajernit ne Ligen e kampioneve. Talenti kosovar me Bazelin ka nje kontrate e cila skadon ne vitin 2014.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›