E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne mes te shtatorit rezultatet per ne universitete

Regjistrimet do te fillojne menjehere pas shpalljes

Maturantet duhet te presin deri ne mes te ketij muaji pra edhe rreth nje jave per te marre vesh nese kane arritur te grumbullojne mjaftueshem pike per tu ulur ne bangat e universiteteve. Burime nga MASH-i bejne te ditur se data 13 shtator eshte me e mundshmja nderkohe qe kete vit regjistrimi do te jete vetem me nje faze.

Ne messhtator

Rreth mesit te shtatorit do te shpallen rezultatet per ne universitete ndash tha dje per gazeten standard zedhenesja e Ministrise se Arsimit dhe e Shkences znj. Brikena Kollcinaku duke shtuar se gjithcka eshte gati dhe pritet vetem pergatitja e formatit te shpalljes se rezultateve nga Agjencia e Pranimeve dhe Regjistrimeve ne Institucionet e Arsimit te Larte APRIAL.

Me shuma gjasa kjo date pritet te jete e hena e dyte e muajit pra 13 shtatori pas renditjes qe do te kryeje Agjencia e Pranimeve dhe Regjistrimit ne Institucionet e Arsimit te Larte APRIAL prane Ministrise se Arsimit dhe te Shkences. Burime nga MASH bejne te ditur se data eshte percaktuar dhe se nuk pritet te kete ndryshime me gjithe vonesat ne plotesimin e formularit A2 i cili perfundoi kete vit me vonese.

Nje faze

Regjistrimi i maturanteve fitues neper shkolla kete vit do te kryhet vetem ne baze te formularit A2 pa pasur formularet A3 dhe A4 qe kane funksionuar gjate viteve te kaluara. Per me teper burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences bejne te ditur se nuk do te kete as ulje vize pas fazes se pare te regjistrimeve pasi kjo do te sillte humbje kohe per vitin e ardhshem akademik. Ne kete menyre regjistrimi do te kryhet vetem ne dy faza regjistrimi paraprak dhe ai perfundimtar ne baze te kerkesave te maturanteve te shprehura ne formularin A2.

Nderkaq te njejtat burime bejne te ditur se sivjet ministri Tafaj ka vendosur qe te mos vijoje procedimin me formulare A3 dhe A4 dhe as me ulje vize per vendet e mbetura bosh pas shperndarjes se pare te fituesve. Ne kete menyre regjistrimet qe pritet te fillojne ne shtator nuk do te zgjasin serish edhe pas nisjes se vitit akademik sic ndodhte vitet e kaluara pasi nuk do te jete me e nevojshme vendosja e kohes ne dispozicion per specialistet e Agjencise se Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve te cilet perllogarisin fituesit per cdo raund regjistrimesh.

Kete vit aplikimi i formularit A2 do te jete edhe permbylles per regjistrimin ne Institucionet e Arsimit te Larte. Per te shmangur tejzgjatjen e procesit te MSH-se nuk do te kete me formular A3 dhe A4 - theksojne burime zyrtare nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›