E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezoluta dhe endrrat e keqija te politikes serbe

Levizjet e koheve te fundit te politikes dhe diplomacise serbe te strucit pas mendimit te GJND-se ku deklarimi i pavaresise se Kosoves i dates 17 shkurt 2008 ishte ne perputhje me te drejten nderkombetare ka te beje me ate se duke pare se genjeshtrat e saj me nuk po zene vend dhe jane zbuluar nga bota demokratike ata tani po mundohen qe te nxjerrin dicka nga keto humbje te thella dhe te vazhdueshme te saj. Kur themi te nxjerrin dicka kjo ka te beje me dy gjera e para te kerkoje me ane te perkrahesve te saj tejkalimin dhe humbjen e fuqise se dokumentit te emisarit te OKB-se Marti Ahtisaari duke krijuar keshtu kushte per ndarje te brendshme te Kosoves e dyta te tentoje te marre por pa suksese ndonje pjese te territorit te shtetit te mbikeqyrur te Kosoves e populluar me serbe apo te mbaje gjithnje nje pjese te territorit Mitrovicen e veriut si te diskutueshem me pretendime nga dy anet si nga Prishtina ashtu edhe Beogradi kjo do te mund te merrte formen e nje kashmiri te dyte ne Ballkan.

Gjithashtu duhet theksuar se shtetit serb duke mos dashur qe te zbres me kembe ne token e realitetit dhe ta pranoj ate ajo deshiron qe ne rrafshin politik te pengoj vazhdimisht proceset e shtetit te mbikeqyrur te Kosoves dhe rrugen e forcimit te saj si shtet pastaj ne rrafshin diplomatik te ndikoj ne vendet tjera duke u munduar te nxjerre dicka apo edhe te hedh ide te ndryshme si lloj kompromisi e qe ky lloj kompromisi do te emerohej si nje lloj i specialiteteve dhe shijeve te ndryshme por edhe ky hap i saj do te jete i pasuksesshem ndersa ne rrafshin e sigurise dhe stabilitetit ajo Serbia do te beje cmos qe shtetin e mbikeqyrur te Kosoves ta shnderroj ne nje vend te tmerrshem apo dinotopian duke futur struktura ilegale rrjete te ndryshme terroriste islamike mbajtje ne tension dhe nen presion te disa nga qytetareve serb etj. etj.

Nderkaq perpjekjet e tanishme te Serbise ne Asamblene e KB-se qe me ane te rezolutes ta mbaje Kosoven si nje problem te pazgjidhur jane jo vetem te deshtuara kur dihet se Kosova tani eshte shtet i mbikeqyrur qe do te thote se ajo Kosova tani ka hyre ne nje rruge te re te ecjes si shtet drejt proceseve te ndertimit dhe integrimit ne strukturat euroatlantike dhe se cdo perpjekje e shtetit serb per te prekur kete status te ri te Kosoves si shtet jane te kota dhe pa asnje efekt. Perpjekjet e shtetit serb ne lidhje me kete rezolute ne Kombet e Bashkuara kane te bejne me mosshkeputjen e politikes dhe diplomacise se saj nga idete dhe doktrinat te koheve te erreta nacertaniane ajo deshiron qe duke mbajtur gjalle keto doktrina te rrejshme te zhvilloj politiken dhe diplomacine se saj ne vija te ideologeve si p.sh. Cubrillovic Cosic Milloshevic etj. etj doktrina dhe ideologji keto qe vetem sa do ta trashnin te keqen dhe zinxhiret qe ka lidhur veten Serbia gjere me sot.

Prandaj vazhdimi i kesaj politike destruktive te shtetit serb gjithnje e me shume po tregon se ajo jo vetem qe eshte nje nder vendet qe nuk deshiron paqen demokracine stabilitetin te drejten historike fqinjesine e mire proceset e integrimit ne familjen evropiane por ajo eshte edhe bllokuesja kryesore e ketyre proceseve dhe kesaj rruge te ketij rajoni apo me mire ajo urren ngjitjen drejt ketyre proceseve te rendesishme dhe jetike si per vendin ashtu edhe rajonin ne pergjithesi. Pergjumja e politikes dhe diplomacise serbe ende ne shekujt e erret te saj ideologjike dhe doktrinar tregon se ajo deri ne ditet tona e ka ndertuar politiken dhe diplomacine mbi doktrina dhe ideologji qe tani bota i ka vjelle ne vend se ajo Serbia te zgjohet nga endrrat e saj ideologjike dhe te filloje te hyje ne realitetin e ri te shekullit XXI shekull ky qe shume nga vendeve te rajonit i ka hapur syte dhe mundesit per te ecur perpara drejt proceseve te demokratizimit dhe integrimit ne familjen evropiane ajo mbetet ende e mbeshtjelle nga keto doktrina qe nuk lejojne te shohin kete epoke te re te ketij shekulli ne hapesiren e Gadishullit Ballkanik.

Keshtu qe tani eshte koha qe Serbia te zgjohet nga keto endrra te keqija te kape realitetin te filloje te ndryshoje vetveten dhe rrenjet e politikes dhe diplomacise se saj si dhe te heqe nga Kushtetuta e saj Kosoven e cila kurre dhe ne asnje rrethane ne realitetin historik te Gadishullit Ilirik Ballkanik nuk ka qene pjese e Serbise. Vetem ne kete menyre shteti serb do te mund te jetoje ne paqe me vetveten dhe me fqinjet e saj si dhe me te tjeret. Vetem ne kete menyre ajo do te mund ta perqafonte demokracine politiken konstruktive bashkepunuese fqinjesine e mire dhe te proceseve te integrimit ne strukturat e Unionit Evropian.

Sidoqofte tani shteti i mbikeqyrur i Kosoves dhe institucionet ne teresi duhet qe ne menyre te kujdesshme dhe te mencur te bejne politika produktive qe cojne vendin drejt proceseve te sigurta dhe progresive duke hequr nga rruget te gjitha pengesat qe e pengojne procesin e ecjes se saj ne proceset e ndertimit te nje shtetit juridik demokratik dhe evropian. Nderkaq ne anen tjeter lidershipi dhe tere shteti i mbikeqyrur i Kosoves duhet te jene falenderues ndaj vendeve mike qe po e mbeshtesin vendin ne te gjitha sferat vende keto qe edhe e kane projektuar dhe mbeshtetur fuqishem pavaresine e Kosoves ndersa tani ato po e bejne te njejten pune duke e mbrojtur kete projekt edhe ne Asamblene e OKB-se duke kundershtuar rezoluten dhe pengesat e vazhdueshme te politikes dhe diplomacise serbe te strucit me ane te kesaj ata po japin keshtu kontributin me te madhe ne gjithe historine e Kosoves dhe proceseve te saj.

Institucionet e shtetit te mbikeqyrur te Kosoves duhet qe te punojne ne menyre te palodhshme ne largimin e te metave dhe te gjithe dukurive qe pengojne konsolidimin ndertimin dhe ecjen e Kosoves ne proceset e integrimit ne familjen evropiane.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›